• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandati i Luzit mbaron në Tetor, KVV letër Ramës, Bashës e Metës: Proces transparent për kreun e ri

by A R
14/09/2016 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mandati i Lefterir Luzit në krye të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve mbaron më 18 tetor. Në lidhje me procesin për zgjedhjen e kreut të ri të KQZ ka reaguar edhe Koalicioni i Vëzhguesve Vendor. KVV i ka adresuar një letër krerëve të PS, PD dhe LSI. KVV kërkon nga Rama, Basha dhe Meta të nisin përgatitjet për zgjedhjen e kreut të ri.

L E T Ë R    E    H A P U R

Përzgjedhja e Kryetarit të ri të KQZ-së, domosdoshmëri për një proces transparent

Drejtuar:  Kryetarit të Partisë Socialiste

  1. Edi RAMA

Kryetarit të Partisë Demokratike

  1. Lulzim BASHA

Kryetarit të të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim,

  1. Ilir META

Për Dijeni:   Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

SH.T.Z.  Bujar NISHANI

Kryetarëve të Partive Politike Parlamentare

Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë

Anëtarëve të Komisionit për  Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Misionit të OSBE-së

Delegacionit të Bashkimit Europian

Zyrës së Këshillit të Europës

Ambasadës së Shteteve të Bashkuara

Opinionit Publik

Të nderuar Zotërinj !

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV), si një grupim organizatash që punojnë në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, e ka ndjekur në mënyrë të pandërprerë punën dhe performancën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që prej konstituimit të tij në vitin 2012, sipas amendimeve të fundit të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.

Monitorimi i kryer është shoqëruar me Raporte periodike mbi proceset zgjedhore, Deklarata në nxitje të mbarëvajtes së proceseve ligjore dhe Qendrime Publike mbi vërejtjet ndaj ecurisë institucionale jo vetëm të KQZ-së, por edhe të aktorëve të tjerë në raport me mirëfunksionimin e saj.

Hartimi i këtyre Dokumentave dhe Qendrimeve Publike të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë është bërë në funksion të qëllimit për të siguruar mbarëvajtjen ligjore të proceseve dhe në raport me standardet demokratike, duke i kushtuar rëndësi jo thjesht evidentimit të problematikave dhe gravitetit të tyre, por në rradhë të parë, qëndrimit konstruktiv për forcimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të KQZ-së si një institucion i pavarur dhe i fortë, i cili ka si sfidë të tij, përveç mirëadministrimit të procesit zgjedhor, edhe  financat e partive politike e fushatave zgjedhore, si edhe procesin e dekriminalizimit.

Sipas Kodit Zgjedhor, mandati 4 vjeçar i Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve aktual mbaron me datë 18.10.2016. Për këtë arsye, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, jo më vonë se data 18 shtator 2016, duhet të shpallë vakancën dhe të bëjë thirrjen e hapur për dorëzimin e aplikimeve prej të gjithë kandidatëve të interesuar.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, edhe përpara procesit të emërimit të Kryetares aktuale të KQZ-së, me anë të një Letre të Hapur i ka bërë thirrje drejtuesve politikë dhe të grupeve parlamentare për një proces përzgjedhje të kandidaturave sa më transparent dhe jashtë ndërhyrjeve politike[1].

Kjo për shkakun se Kryetari i kësaj trupe është jo vetëm votë përcaktues në vendimmarrjen e institucionit, por, si titullari i tij, është ai që dikton frymën dhe qasjen e gjithë institucionit ndaj përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe një përformancë sa më të lartë në arritjen e standardeve më të mira europiane.

Në mbështetje edhe të kritikave ndaj procesit të shkuar të përzgjedhjes prej Parlamentit të Kryetarit të KQZ-së dhe ecurisë së deri më sotme institucionale të këtij institucioni,

KVV Ju bën thirrje sërish për të konsideruar si mjaft të rëndësishëm ecurinë e këtij procesi, dhe në linjë edhe me angazhimet politike të shprehura publikisht prej jush, parashtron se ky proces përzgjedhje duhet të sigurojë së paku:

– transparencë sa më të plotë të profileve të kandidatëve garues;

– zhvillim të seancave plenare dëgjimore me tërë kandidatët që plotësojnë kriteret;

– parashtrim të platformave institucionale prej kandidaturave garuese;

– përfshirje në seancat dëgjimore të grupeve të interesit dhe organizatave të përfshira në monitorimin e Komisionit Qendror të Zgjedheve.

Kodi Zgjedhor parapërcakton një seri kriteresh që kandidatët garues do të duhet të plotësojnë. Këto kritere, në gjykimin e KVV-së, nuk janë të mjaftueshme për përzgjedhjen e titullarit të këtij Institucioni të rëndësishëm në frymën që mbart Kodi Zgjedhor duke lënë shumë vend për diskrecionalitet dhe votim politik në vlerësimin e kandidaturave.

Edhe në këtë moment, KVV sjell në vëmendjen tuaj domosdoshmërinë e vendosjes së disa kritereve të tjera udhëzuese përgjatë vlerësimit të kandidaturave.    Këto kritere të shtuara do të duhet të vlejnë si indikatorë sa më objektivë dhe të sigurojnë së paku:

– apolitizmin në profilin dhe përvojën profesionale të kandidatit për Kryetar;

– ekspertizën dhe njohjen prej kandidaturës së punëve dhe çështjeve zgjedhore;

– formimin profesional të kandidaturës mbi mbarëvajtjen kushtetuese dhe institucionale;

– integritetin sa më maksimal të personit dhe të etikës së tij profesionale;

– pasjen e përvojave të mëparshme institucionale.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë Ju bën thirrje që në vazhdën e angazhimeve tuaja për forcimin e institucioneve dhe, në veçanti të pavarësisë dhe paanshmërisë së institucioneve të pavarura e konkretisht të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të ushtroni autoritetin tuaj ndaj strukturave të përfaqësuese të partisë dhe strukturave parlamentare për të siguruar një proces përzgjedhës transparent dhe larg ndërhyrjeve politike./a.m.

Next Post
Vrasja e të riut në Pogradec, dëshmitari: Ja konflikti 1-vjeçar mes autorit e viktimës

Vrasja e të riut në Pogradec, dëshmitari: Ja konflikti 1-vjeçar mes autorit e viktimës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Larg Berishës dhe i rrethuar nga të rinjtë, Salianji merr pjesë në protestë

FOTOLAJM / Larg Berishës dhe i rrethuar nga të rinjtë, Salianji merr pjesë në protestë

February 20, 2026
“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

Rama në SHBA, reagon Mediu: Vizitë normale! S’ka asgjë të veçantë që u takua me Trumpin

February 20, 2026
LIVE! Nis protesta e tretë kombëtare e PD, më shumë se 1300 efektivë në terren

LIVE! Nis protesta e tretë kombëtare e PD, më shumë se 1300 efektivë në terren

February 20, 2026
VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarra para Kryeministrisë në protestën e Berishës

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarra para Kryeministrisë në protestën e Berishës

February 20, 2026
Çupi: Diplomacia, një nga kolonat e shtetit. Në Shqipëri nuk është formuar ende si institucion

“Berisha helm i gjallë”/ Çupi: PD edhe në qeveri edhe në opozitë vetëm djeg dhe vret

February 20, 2026
Skandal në Europa League/ Tifozët e Lille vendosin hartën e Kosovës në flamurin serb, klubi i falenderon

Skandal në Europa League/ Tifozët e Lille vendosin hartën e Kosovës në flamurin serb, klubi i falenderon

February 20, 2026
NATO mblidhet në Poloni, diskutohet mbi kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën

NATO mblidhet në Poloni, diskutohet mbi kërcënimet hibride dhe mbështetjen për Ukrainën

February 20, 2026
“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

“Ç’janë këto koalicione me Metën e Idrizin?”, Murrizi: Enturazhi rreth Berishës të qërohet një orë e më parë

February 20, 2026
Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

Reshjet çajnë aksin Librazhd–Prrenjas, qytetarët: Katastrofë! Urojmë mos të ndodhin aksidente

February 20, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Plagosja me armë në ‘Rrugën e Kavajës’, ja kush është personi që qëlloi Akil Kokaxhiun

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In