Shumica në Komisionin e Mandateve është shprehur kundër ndërprerjes së mandatit të deputetes Valentina Leskaj.
Kjo e fundit ishte nën akuzën e Partisë Demokratike, e cila pretendon se djemtë e saj kanë përfituar fonde publike përmes tenderimeve. PD thotë se është shkelur Kushtetuta dhe Ligji për zyrtarët e lartë.
Në përfundim të mbledhjes, Arben Ristani tha se çështja do të shtrohet në Kuvend.