• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PS kërkon mandatin e kryebashkiakut demokrat: Prokuroria “zemërmirë” po i mbyll sytë…

by A R
03/11/2017 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba dhe Bledar Skënderi, kanë depozituar dje në KQZ kërkesën për të hequr mandatin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, bashki e fituar nga Partia Demokratike.

Kërkesa e dy anëtarëve të mbështetur nga Partia Socialiste vjen në kuadër të ligjit të dekriminalizimit dhe dy anëtarët e KQZ pretendojnë se Agron Kapllanaj është dënuar në Itali, në vitin 1995, për veprën penale “vjedhje”.

Këtë fakt kryebashkiaku i Mallakastrës e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit kur fitoi mandatin në vitin 2015.

Por Partia Socialiste ka reaguar zyrtarisht paraditen e së premtes duke u shprehur se Prokuroria mbylli sytë para këtij rasti.

Deklarata e PS:

KQZ ditën e sotme do të marrë në shqyrtim Vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme për rezultatet e verifikimit të Agron Faslli Kapllanaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “PËR GARANTIMIN E INTEGRITETIT TË PERSONAVE QË ZGJIDHEN, EMËROHEN OSE USHTROJNË FUNKSIONE PUBLIKE” , të njohur si ligji “për dekriminalizimin”.

Konstatojmë se në kundërshtim flagrant me ligjin, Prokuroria, ndonëse në vendimin e saj e pranon se subjekti deklarues Agron Kapllanaj përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2, gërma c) të ligjit 138/2015 … pasi … me vendim të datës 07.04.2003, cili ka marrë formë të prerë në datë 17.02.2004, z.Agron Kapllanaj është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 200 euro gjobë për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes”…”, si përfundim vendos të mbyllë të dy sytë për këtë kryebashkiak përfaqësues të Partisë Demokratike, duke i falur atij qëndrimin në detyrë, me arsyetimin se “ndalimi 10-vjeçar i parashikuar nga ligji për dekriminalizimin në lidhje me këtë masë dënimi ka përfunduar tashmë prej 1 viti” (në 16.02.2016).

Ndërsa vepron kështu, Prokuroria harron, apo bën sikur harron se, për shkak të natyrës dhe qëllimit të posaçëm të ligjit për dekriminalizimin, ligjvënësi vendosi që t’i japë atij fuqi prapavepruese, ndaj edhe koha prej nga kur duhet të fillojë përllogaritja nuk është dita kur Prokuroria përfundon verifikimin e saj, por koha kur subjekti që verifikohet ka marrë mandatin, pra këtu e dy vite më parë, në qershor 2015. Rrjedhimisht, mandati i Kapllanaj tashmë dukshëm rezulton të jetë në kushtet e pavlefshmërisë absolute, pasi është subjekt i ndërshkueshëm prej ligjit “për dekriminalizimin”.

Si të mos mjaftonte “zemërmirësia” e paligjshme, sepse ligji nuk i ka dhënë tagër Prokurorisë të bëjë intepretimin apo të falë ndonjë subjekt dhe si të mos mjaftojë as standardi i dyfishtë i Prokurorisë, kësaj i shtohet edhe shpërdorimi i detyrës nga ana e Kryetarit të KQZ (përfaqësues i opozitës), i cili ndonëse e ka patur në zyrën e tij këtë informacion që në datën 16.10.2017, me urdhër të Lulzim Bashës vendosi të mos respektojë detyrimin ligjor për ta përcjellë atë në mbledhje publike të institucionit brenda 10 ditëve, sikundër e detyron neni 10 i ligjit nr.138/2015 “për dekriminalizimin”.

U desh iniciativa e dy anëtarëve të KQZ, të cilët kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes së KQZ përmes një procedure të pazakontë, që më në fund çështja të shqyrtohet sot në KQZ.

Le të shpresojmë që sot, të shtatë anëtarët e KQZ, do të jenë lartësinë që iu imponon detyra dhe ligji, për të vendosur përfundimin e mandatit të këtij subjekti, i cili përtej çdo konsiderate njerëzore, nuk meriton më të qëndrojë në detyrën e lartë të Kryebashkiakut të Mallakastrës.

Partia Demokratike, e cila gjoja përbetohet si “luftëtare” e dekriminalizimit të politikës, përmes këtij veprimi të njeriut të përzgjedhur prej saj në krye të KQZ, humbi një tjetër rast për të treguar se është e angazhuar seriozisht dhe pa dallime politike në këtë betejë.

Ne, dhe jam i sigurt se edhe partnerët e Shqipërisë, do ta ndjekim me vëmendje vendim-marrjen e sotme të KQZ për vijimin e zbatimit me përpikmëri të ligjit të “dekriminalizimit”.

I bëjmë thirrje anëtarëve të këtij institucioni të bëjnë detyrën dhe të respektojnë ligjin. Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi të mos ushtrojnë presion mbi anëtarët e KQZ, sepse ky është ndikim i paligjshëm. Vendim-marrja e KQZ duhet t’i hapë rrugë zgjedhjeve të reja në Bashkinë Mallakastër. /b.d

Next Post
Ftohtë? Jo për Pelas!

Ftohtë? Jo për Pelas!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Arsyet e nervozizmit të “trurit” të opozitës me mediat

February 1, 2026
Aplikacioni i videove po lufton për mbijetesë/ Pse java e parë e TikTok-ut nën pronësinë amerikane ishte një katastrofë

Aplikacioni i videove po lufton për mbijetesë/ Pse java e parë e TikTok-ut nën pronësinë amerikane ishte një katastrofë

February 1, 2026
Danimarka ashpërson ligjet, deportim për çdo të huaj të dënuar mbi 1 vit burg

Danimarka ashpërson ligjet, deportim për çdo të huaj të dënuar mbi 1 vit burg

February 1, 2026
Nesër afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën, Komisioni për Reformën Territorialen mblidhet pa PD

Nesër afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën, Komisioni për Reformën Territorialen mblidhet pa PD

February 1, 2026
Dyshimet për manipulime me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndalohen 34 persona në Kosovë

Dyshimet për manipulime me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndalohen 34 persona në Kosovë

February 1, 2026
Gurët e dheu bllokuan Qafë-Thanën, drejtori i ARRSH: Shembja është fenomen natyror, nuk kanë ndikuar punimet

Gurët e dheu bllokuan Qafë-Thanën, drejtori i ARRSH: Shembja është fenomen natyror, nuk kanë ndikuar punimet

February 1, 2026
8 orë të bllokuar nga shembja e shpatit të malit, hapet lëvizja me një korsi në aksin Librazhd-Qafë Thanë

8 orë të bllokuar nga shembja e shpatit të malit, hapet lëvizja me një korsi në aksin Librazhd-Qafë Thanë

February 1, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

Raundi i dytë për paqen/ Zelensky: Bisedimet trepalëshe për luftën në Ukrainë janë shtyrë për të mërkurën

February 1, 2026
Liza e qymyrit

Liza e qymyrit

February 1, 2026
Ishulli energjetik që ndryshon hartën e Europës/ Danimarka gati të shmangë varësinë nga Amerika

Ishulli energjetik që ndryshon hartën e Europës/ Danimarka gati të shmangë varësinë nga Amerika

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In