Gjykata Kushtetuese pritet të mblidhet sot për t’u shprehur sa i përket mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima. Bëhet fjalë për ankimin e paraqitur nga Partia Demokratike.
Kjo e fundit kundërshton vendimin Nr.48/2015 të Kuvendit të Shqipërisë ‘Për mosdërgim në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit Koço Kokëdhima’.
Nga ana tjetër, PD kërkon kërkon heqjen e mandatit të Kokëdhimës si dhe interpretimin e nenit 70 të Kushtetusës. Demokratët pretendojnë se Kokëdhima ka përfituar nga fondet publike përmes kompanive të tij gjatë kohës që ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.