• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mandati i Frrokut, Ristani bën prapaktheu, Ruçi: Të kanë rrahur si kulish

by Ben Andoni
22/10/2015 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Ristani duket se ka bërë një prapaktheu të fortë për cështjen e mandatit të Mark Frrokut.

E ndërsa në Këshillin e Imuniteteve dhe Rregullores, Ristani votoi pro që cështja e mandatit të Frrokut t’i drejtohej për interpretim Gjykatës Kushtetuese, në seancën e sotme plenare ka kërkuar që sot të votohej në parlament heqja e mandatit më pas Kushtetuesja të shprehej.

E të njëjtit mendim ka qenë edhe Jozefina Topalli.

“Kush është dakord me avokatin e Frrokut le të firmosë së sebashku me 27 deputetë dhe t’i drejtohen Kushtetueses.

Ne duam të votojmë heqjen e mandatit”tha Topalli. Ndërsa Ristanit dhe Topallit iu përgjigj Gramoz Ruci.

Vaj medet me këtë opozitë. Vaj medet se dëgjova përfaqësuesin e opozitës që është në Komisionin e Mandateve.

Dëgjova edhe parafolësen që është kundër. Po kë të besoj, përfaqësuesin legjitim në Komisionin e mandateve, që janë të gjithë legjitim të cilët me emër janë shprehur, zoti Ristani, citoj: Mua më duket shumë e arsyeshme dhe jam dakord që t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese.

Ky është një precedent, t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Më fal zoti Ristani, por andej nga jeni ju dhe unë, ka një shprehje që: “Qeni i rrahur që kulish nuk bëhet qen stani. Të kanë rrahur si kulish”.

Batutës së Rucit iu përgjigj Ristani “Kam mësuar se jo çdo qeni duhet t’i biesh me gurë”.

Kreu i grupit të PD, Paloka replikoi me Rucin duke u shprehur se :”Ne jemi për mbarimin e mandatit të Mark Frrokut. Këmbëngulja jonë është që të votohet kërkesa e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për mbarimin e mandatit.

Ajo që keni ju për votim nuk ka të bëjë fare me Gjykatën Kushtetuese. Prandaj, kërkojmë pesë minuta pushim për projektvendimin tjetër”tha ai.

Ish-kryetarja e Kuvendit, Topalli këmbënguli edhe njëherë që “Nuk hidhet në votim një raport që nuk thotë asgjë. Ka një kërkesë me shkrim, ajo përkthehet në një projektvendim. Ju mbroni avokatin e zotit Mark Frroku, por ne kemi vendimin tonë”.

Ndërsa kreu i Kuvendit, Meta u shpreh se inciativa për mbledhjen e Këshillit të Mandateve është bërë nga ana e tij, më pas erdhi kërkesa nga Ristani.

“Ishim përpara një rasti të paprecedent. Jemi përpara një rasti që të mos shërbejë si precendent, prandaj ia dërguam Kushtetueses. Prandaj duhet të shpreheni me votë”tha Meta.

Nga votimi 74 ishin pro procesverbalit të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve që cështja e Mark Frrokut të dërgohet për interpretim në Kushtetuese.

Ndërsa opozita ka braktisur sallën e Kuvendit për shkak të përplasjes për mandatin e Frrokut.

Next Post

Prokuroria: S’kemi pasur dhe s’ka urdhër-arrest për Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In