• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandati i dy deputetëve, KQZ i jep dy ditë afat Prokurorisë për informacione shtesë

by Java News
03/01/2018 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë vendimin për fatin e mandatit të deputetit Gledion Rehovica.

Me kërkesë të anëtarit të LSI, Gëzim Veleshnja, KQZ miratoi me votat e PS dhe LSI (PD votoi kundër) kërkesën duke iu drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për të dhëna shtesë.

Pasi u shqyrtuan çështjet, KQZ-ja vendosi të kërkojë informacione shtesë nga Prokuroria, brenda datës 05 Janar 2018, kur ky komision do të mblidhet sërish. Vetëm pasi të shqyrtohet materiali shtesë, KQZ-ja do të mund të dalë në një vendim përfundimar, mbi të ardhmen e mandatit të 2 deputetëve.

Veleshnja, por edhe avokati i deputetit të LSI, Ardian Visha u shprehën se ka shumë paqartësi në informacionin e prokurorisë.

“Nuk ka asnjë masë sigurie ndaj Rehovës, asnjë hetim, asnjë vendim fajësie, asnjë dëbim dhe asnjë urdhër ndërkombëtar arresti.

Në këto kushte është inekzistente përmbajtja dhe veprimi i prokurorisë. Ç’kupton prokuroja me raportim policor” u shpreh Visha.

 Gledion Rehovica akuzohet për vjedhje në Itali në 1999 dhe deklarim të rremë të identitetit. I pranishëm në seancën e sotme ai u shpreh se nuk i kujtohej ngjarja, por nuk ka fshehur asgjë.

 “Kam qenë student për shkenca politike në Itali në atë kohë.  Nuk e kujtoj me detaje këtë histori, por s’kam asgjë për të fshehur. S’kam pasur në asnjë moment urdhër ndalimi, arrestim apo gjykim në Itali. S’kam ndërmend të fsheh asgjë” u shpreh deputeti i LSI.

***

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e nisi vitin 2018 me shqyrtimin e një çështjeje shumë të rëndësishme, ndërsa mori në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, për heqjen e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica, me arsyetimin se kanë mashtruar në plotësimin e formularit të dekriminalizimit.

Deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica ishte i pranishëm në mbledhjen e KQZ-së, por zgjodhi të përfaqësohej në diskutim nga avokati Ardian Visha.

Nga ana tjetër, deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi vendosi të mos paraqitet në mbledhjen e KQZ-së dhe të përfaqësohet nga avokati Theodhori Sollaku.

a.ç

Next Post
Gjermania ka dhënë 3500 viza pune për shqiptarët gjatë vitit 2017

Gjermania ka dhënë 3500 viza pune për shqiptarët gjatë vitit 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmtoi pajisjet e zyrave dhe kërcënoi punonjësit, Gjykata e Durrësit lë në burg ish-drejtorin e AKU

Dëmtoi pajisjet e zyrave dhe kërcënoi punonjësit, Gjykata e Durrësit lë në burg ish-drejtorin e AKU

March 2, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme sjellin kaos, kompanitë ajrore vijojnë me anulime dhe devijime fluturimesh

Sulmet në Lindjen e Mesme sjellin kaos, kompanitë ajrore vijojnë me anulime dhe devijime fluturimesh

March 2, 2026
Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

March 2, 2026
Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

March 2, 2026
“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

March 2, 2026
Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

March 2, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Qeveria ndryshoi e gjitha për të ruajtur gjithçka ajo ishte

March 2, 2026
A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

March 2, 2026
Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

March 2, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

582-vjetori i Besëlidhja e Lezhës, Begaj: Dita kur triumfoi bashkimi mbi përçarjen

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In