• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mandati i Berishës në pikëpyetje, juristët: Do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës

by A R
22/06/2024 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas datës 21 qershor, mandati i deputetit Sali Berisha vihet në pikëpyetje, për shkak se plotësohen 6 muaj që nuk ka shkuar në Parlament. Në nenin 71 të Kushtetutës shkruhet se, deputeti e humbet mandatin kur mungon mbi 6 muaj rresht pa arsye në seancat e Kuvendit. Sipas juristit Sokol Azizaj, kushtetuta prevalon, por në rastin kur nuk ka vendim të formës së prerë, në lojë hyn rregullorja e kuvendit.

Azizaj shton se në momentin kur Kuvendi nuk është shprehur brenda afatit të caktuar lidhur me arrestin e deputetit, bëhet e pamundur ndërprerja e mandatit.

“Ndërprerja e mandatit në këtë rast mund të bëhet për shkak të masës së sigurimit, por masës së sigurimit të arrestit, jo parashikuar në Kushtetutë, por në rregulloren e Kuvendit, nuk ka vënë në lëvizje Komisionin e Mandateve dhe Rregullores së Kuvendit brenda dy ditëve. Në këto kushte nuk mund tja ndërpresësh sipas rregullores”, u shpreh Azizaj.

Ndërsa  Juristi Jordan Daci thotë se mungesa e Sali Berishës është me arsye dhe duke iu referuar kushtetutës nuk mund ti hiqet mandati.

“Sa kohë nuk bëhet fjalë për një vendim përfundimtar të tij, por vetëm për një masë sigurie e cila bazohet në prezumimin e pafajësisë, për mua mungesat janë me arsye. Për rrjedhojë nuk mund të jetë subjekt i heqjes së mandatit për shkak të mungesës sepse kjo mungesë është e arsyetuar”, theksoi Daci.

Por juristët bashkohen në pikën ku palët mund ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë.

Interpretimi i nenit 71 të Kushtetutës si dhe rregullorja e kuvendit mund të sjellë përplasjen e radhës mes mazhorancës dhe opozitës, pasi socialistët do të kërkojnë heqjen e mandatit të ish-kryeministrit, ndërsa opozita do të këmbëngul që lideri i saj të vijojë të jetë pjesë e Kuvendit.

/a.r

Next Post
Alibeaj mungon në Kuvendin Kombëtar/ Propozimi i tij për rolin e kryetarit të PD u refuzua

"PD, pronë private e Berishës"! U largua nga Grupi, Alibeaj: Nuk zvarritem për një karrige deputeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In