• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Mandatet nuk digjen me “grup pune”, thjesht jepet dorëheqja në KQZ

by S M
18/02/2019 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Partia Demokratike po synon të blejë kohë, duke hedhur në debatin politik kombëtar tezën e djegies së mandateve. Grupi parlamentar demokrat ka votuar sot për aprovimin e këtij hapi ekstrem, duke njoftuar se të gjithë deputetët i thanë njëzëri “Po” djegies së mandatit të tyre parlamentar.

Në këtë pikë, para opinionit publik qëndrojnë ende disa paqartësi dhe aspekte të errëta, që lidhen me vendimin politik të mësipërm. Pasi deri në këtë pikë, ashtu si del edhe nga zhvillimi i ngjarjeve të orëve të fundit, por edhe nga deklaratat zyrtare të Lulzim Bashës, PD ka aprovuar “djegien e mandateve”, duke miratuar gjithashtu edhe një grup pune për “teknikalitetet e djegies së mandateve”.

Duhet thënë se e gjithë kjo histori vazhdon të mbetet e paqartë, nëse përballet me ato që janë përcaktime ligjore që rregullojnë mbarimin e mandatit të deputetit.

Neni 71 i Kushtetutës së Republikës parashikon qartë se kur ndërpritet mandati i deputetit.

Sipas pikës së dytë të këtij neni, mandati mbaron ose është i pavlefshëm kur deputeti nuk bën betimin; kur heq dorë nga mandati; kur vërtetohet një nga kushtet e pazgjedhshmërisë ose papajtueshmërisë me ligjin; kur mbaron mandati i Kuvendit; kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend dhe kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Ndërkohë Kodi Zgjedhor përcakton se mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës.

Për pasojë, duke deklaruar thjesht “djegien e mandateve” dhe jo heqjen dorë në mënyrë të menjëhershme prej tyre, si përcakton neni 71 i Kushtetutës, mbeten dyshime se Partia Demokratike po fillon një tjetër bojkot të Kuvendit, kësaj rradhe duke i vënë një emër të ri: atë të djegies së mandateve.

Të djegësh mandatet me deklarata, por pa dhënë dorëheqjen në KQZ, do të thotë të marrësh edhe 6 muaj rrogën si deputet pa shkuar asnjë ditë në parlament.

E parë kështu, kjo nismë e fundit e PD tingëllon më shumë si një akt force për të shtyrë drejt një negociate, ndoshta edhe me përfshirjen e ndërkombëtarëve, sesa si një gjest i sinqertë dhe i pakthyeshëm dorëheqjeje kolektive nga Parlamenti.

/JavaNews.al

Next Post
Femrat apo meshkujt? Studimi: Ja kush gënjejnë më shumë

Femrat apo meshkujt? Studimi: Ja kush gënjejnë më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In