• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MANDATET/ Ish-anëtari i KQZ: Duhen vënë ndalesa ligjore!

by Java News
03/03/2019 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervista/ Flet juristi i njohur, i cili mendon se Kodi Zgjedhor aktual nuk jep përgjigje shteruese për situatën aktuale, por jep disa propozime

Nga Fernada Cenko

Ish-anëtari i KQZ dhe ish-gjyqtari, Artan Laze ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, duke u ndalur tek opozita, sidomos në vendimin e saj për të djegur mandatet.

Në intervistën e dhënë për gazetën “TEMA”, Laze u shpreh se Kodi Zgjedhor nuk ka parashikuar në mënyrë shteruese të gjitha situatat juridike që mund të ndodhin. Sipas ish-anëtarit të KQZ-së Ka ardhur koha qe te parashikohet ky rast, duke vënë si ndalesë ligjore lënien e mandatit për një numër rastesh të caktuara. Gjithashtu Laze foli për Reformën në Drejtësi, si edhe strukturat e e KLGJ-së dhe KLP-së që miratoi mazhoranca.

Ai tha se shumica është shumë e vonuar në jetësimin e Reformës në Drejtësi dhe sipas tij pas kësaj ka qëllime të këqija. “Jashtë me krem dhe byrzylyk dhe nga brenda era myk”, ishte komenti i tij lidhur me hapat e kësaj reforme. Artan Laze jep edhe zgjidhjen e këtij ngërçi, duke e vënë theksin tek rivendosja e besimit të humbur mes palëve, si edhe reformim tërësor dhe përfundimtar të Kodit Zgjedhor, por sipas tij të hartuar nga ekspertë dhe jo politikanë.

Zoti Laze si e vlerësoni situatën politike në të cilën gjendet sot vendi?

Situata aktuale politike dhe jo vetëm është delikate, por jo e pa precedent. Që opozita e një vendi të kryej protesta të gjithë natyrave është mëse normale. Këto, ndër të tjera ka bërë çdo opozitë në vende të ndryshme, po kështu edhe pozita e sotme e vendit në kohën kur ka qenë në opozitë. Në këtë arsyetim nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme pasi opozita sot po imiton në maksimum opozitën e djeshme, thënë ndryshe janë vëllezër siamez. Por lenia masivisht e mandateve të deputetëve është një ngjarje e veçantë dhe serioze, pasi në formën dhe mënyrën e gjetur nuk ka ndodhur më parë. Maksimalisht palët kanë braktisur punimet e Kuvendit përkohësisht, ose nuk kanë pranuar të fillojnë ushtrimin e mandatit të Deputetit dhe janë rikthyer përsëri, por aplituda e kësaj lëvizjeje është në nivelet më të larta dhe si e tillë është shqetësuese për pozitën aktuale.

Në një seancë aspak të zakonshme mazhoranca miratoistrukturat e KLGJ-së dhe KLP-së, dy struktura këto shumë të rëndësishme në kuadër të reformës në drejtësi. Por si mund të vlerësohet ky proces duke parë që në sallë ishte vetëm mazhoranca?

Mua më shqetëson fakti se Kuvendi ishte mjaft i vonuar për miratimin e këtyre strukturave dhe për këtë nuk ka qenë penguese opozita, siç reklamohet, pasi shumica në Kuvend e ka pasur mundësinë me kohë për të miratuar këto struktura, sepse votat e mazhorancës për këtë gjë nuk i janë dashur edhe pse do të ishte shkëlqyer, që të kishte konsensusin e saj. Më shqetëson fakti, që shumica është shumë e vonuar në jetësimin e Reformës në Drejtësi dhe kam bindjen se bëhet me qëllim të keq. E kam thënë edhe më parë, që frikën kryesore nga kjo Reformë dhe situatave të ardhshme, së pari e kanë politikenerit dhe si rrjedhojë situatën e tanishme kam frikë se e duan të gjithë palët.

Opozita ka dorëzuar mandatet tashmë dhe kuvendi i ka përcjellë vakancat në KQZ. Por a ka realisht një zgjedhje ligjore për këtë situatë? Po në rast shterimi të këtyre listave, si vazhdon procesi?

Zgjidhja ligjore është parashikuar në nenin 164 të Kodit Zgjedhor. Por ky Kod, nuk ka parashikuar në mënyrë shteruese, të gjitha situatat juridike, që mund të ndodhin. Psh,nuk e ka parashikuar situatën, nëse te gjithë kandidatet e listës në kuptim të këtij neni, nëse nuk pranojnë të ushtrojnë detyrën e deputetit, ç’duhet të ndodhë?! Ka ardhur koha qe te parashikohet ky rast, duke vënë si ndalesë ligjore lënien e mandatit për një numër rastesh të caktuara. Disa vende e ndalojnë tërësisht lënien e mandatit të deputetit dhe janë vende goxha te pasura ekonomikisht dhe te stabilizuara politikisht.

Mendoj se si Kuvendi dhe KQZ kane gabuar rëndë në këtë situate. KQZ, ka pranuar te mblidhet ne seance publike ne kundërshtim me kriteret e parashikuara ne nenin 71,pika 1,pasi asnjë Deputet nuk është ftuar ne seance publike nga Komisioni i Verifikimit te Mandateve, te Kuvendit,ne te cilin ata duhet te shpallnin publikisht vullnetin e tyre,perdorezimin e mandatit. KQZ duhet ti kthente shkresën Kuvendit, si e lëshuar jo në përmbushje të ligjit, duhet tëlejonte Kuvendin të rivendoste situatën ligjore duke i ftuar publikisht ne komisionin përkatës. Deputetët, për të shprehur vullnetin e tyre dhe pas kësaj duhet te merreshin hapat ligjore për vijimin e zëvendësimit nga lista ne mënyrë shteruese. Ajo që më shqetëson është fakti se të treja palët dinë ta interpretojnë ligjin. Qëllimin e lejimit të këtyre shkeljeve me vetëdije e dinë ata, por kjo mund të përbëjë shkak për konflikte te reja politike, mes tyre dhe pasojat i paguajnëshqiptarët e thjeshtë.

Cila mendoni se do të ishte zgjidhja më e mirë në një situatë të tillë?

Zgjidhja më e mirë në këtë situatë është rivendosja e besimit të humbur mes palëve, Refomim tërësor dhe përfundimtar i Kodit Zgjedhor në të gjithë dimensionet e saj deri në caktimin e një sistemi zgjedhor të padiskutueshëm e të pranuar tërësisht nga palët, të hartuar nga ekspertë dhe jo politikanë, tërheqja e më të fortit në interes të të dobtit. Receta është kollaj të japësh, por ilaçi kryesor i trupit kanceroz të politikës sonë është besim dhe vullnet, ndryshe jo kjo situatë, por as tranzicioni ynë unikal nuk ka për të mbaruar kurrë.

Si njohës i mirë edhe i ligjit, si i vlerësoni hapat e hedhura deri tani në kuadër të reformës në drejtësi?

Kjo është një temë shumë e gjerë por do mundohem ti japë përgjigje sipas formatit të kësaj interviste.

Reformat janë të domosdoshme dhe të shëndetshme, aq më tepër për këtë krye Reformë. Sistemi i Drejtësisë ka qenë në reformim e sipër për gjithë këto vite të Demokracisë dhe arritje ka patjetër, pavarësisht se sipas postulatit “Mjeti justifikon qëllimin”, sot janë zbehur.

Unë personalisht e kam dashur shumë këtë reformë dhe kam dhënë kontributin tim për hartimin e saj dhe ligjeve të veçanta për këtë qëllim. Kam frikë se pas këtyre që do të shpreh më poshtë do të quhem anti reformist, pasi paraqitjen e mendimeve alternative këta e kanë quajtur të tillë, pasoja të së cilës unë i vuajta në mënyrën më të egër.

Zbatimi i kësaj Reformë po bëhet në mënyrën më të gabuar. Sistemi i Rivlerësimit, jo vetëm po kryhen nga individë jo kopetente profesionalisht, por dhe me një pamjaftueshmëri të formimit të tyre njerëzor, fakt i provuar në qëndrimet e tyre më shumë standarte dhe injorancën juridike të treguar në trajtimin e rasteve. Fajtore kryesore për këtë është politika e sotme sidomos ajo e shumicës dhe shumë shpejt do jemi dëshmitare të nevojës për Reformimin e kësaj Reforme. Politika nuk do, që kjo reformë të këtë sukses, ndryshe nuk shpjegohet fakti i vonesës së miratimit të saj, i vonesës së fillimit të institucioneve të krijuara si pasojë e vonesës së tejskashme dhe i nxjerrjes së pengesave të fillimit të tëashtuquajturës SPAK që me kontributin e kësaj politike të mbrapshtë po quhet ASPAK.

Mjafton të përmendim faktin se emërimi i anëtarëve të KLGJ dhe KLP u krye në kundërshtim të hapur me vetë ligjin organi dhe kjo meriton një trajtim të veçantë gjë që shumë shpejt do japë pasoja në vonesën e krijimit të organeve të reja gjyqësore. Sot nuk kemi gjyqësor, pasi nuk ka kokë të saj dhe një trup nuk funksionon pa kokë. KM mund të miratojë çfarëdo lloj vendimesh, Kuvendi mund të miratoj çfarëdo lloj ligjesh, por në fund nuk ka një Gjykatë Kushtetuese që të vendosë ligjshmërine e këtyre. Kjo quhet Reformë?! Kjo “Reformë” mund të quhet: “Jashtë me krem dhe byrzylyk dhe nga brenda era myk”. E di që më poshtë do të shahem nga servilat e pushtetit, por në fund pasojat e kësaj situate të lejuar me dashje dhe strategji do ti vuani po ju. Kjo situatë meriton një trajtim më vehte.

Mendoni se situata politike në vend do të ketë pasoja në kuadër të procesit të integrimit?

Për çfarë integrimi bëhet fjalë, por nuk u integruam njëherë brenda vendit tonë. Shqiptarët po e ndiejnë veten të huaj brenda shtëpisë se tyre e jo më të mendojnë për integrim në një familje më të gjerë. Po nuk e do popullin e saj kjo klasë politikë. Ky popull mos të presë ta duan të huajt. Në këto momente po më kujtohet një leksion në vitin 1992 të një profesori Zvicerian në fakultetin tonë. Ai tha shprehimisht “Zvicra në Europë është Made in Zvicra. Kështu duhet të jeni edhe ju, ndryshe jeni të falimentuar”. Europa po të dojë të na pranoj, duhet të na pranoj kështu siç jemi, më të mirat dhe të këqijat tona. Duhet të na pranoj, si ideatorin Skënderbe të saj, pasi ka pranuar dhe do pranoj vende më problematike se ne. Ne, nga ana jonë, duhet tja marrim frymën politikës sonë, që kjo gjendje të ndryshoj njëherë e mirë, që në Europë të shkojmë jo lypsarë, por krenare. (TermA Javore)

Next Post
Anesti Kondili: Ju tregoj sesi mund të shërohet mjekësia jonë!

Anesti Kondili: Ju tregoj sesi mund të shërohet mjekësia jonë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In