Pavarësisht se projekligji për qeverisjen vendore u miratua me 88 vota, propozimi i deputetit socialist Bashkim Fino, për të kufizuar në vetëm dy mandate postin e kryebashkiakut nuk ka marrë votat e nevojshme.
Në projekligj saktësohej se kreu i një bashkie ka të drejtë të ketë jo më shumë se 4 mandate( 3 mandate me të drejtë zgjedhjeje dhe një me të drejtë rikandidimi) në këtë post, një pikë të cilën Fino e ka kundërshtuar.
Mirëpo, me vetë votat e mazhorancës, 74 kundër, amendamenti është hedhur poshtë.