Roberto Mancini ka mohuar zërat se Interi ka në plan që t’i shesë futbollistët kryesorë.
Trajneri i Interit, është i bindur se Mauro Icardi dhe Marcelo Brozoviq nuk do të largohen nga ‘zikaltërit’, përkundër spekulimeve se për dy futbollistët, janë duke u interesuar disa skuadra, përfshirë këtu edhe Arsenalin.
“Jam në dijeni se disa gazeta janë duke shkruar se Interi do t’i shesë futbollistët kryesorë, por, tani për tani, të gjithë lojtarët tanë janë këtu”, u shpreh Mancini.
“Muaji janar është shumë i vështirë, por në këtë moment asnjë nga lojtarët tanë nuk do të largohet”, ka shtuar trajneri i ‘zikaltërve’.









