Mançester Junajtid zhgënjen sërish. Në javën e shtatë të Premier Ligës, “Djajtë e Kuq” nuk shkuan dot përtej barazimit 1-1 përballë Stok Sitit në shtëpi.
Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, skuadra e Murinjos gjeti epërsinë me një gol të bukur të sulmuesit Entoni Marsial në të 69-n.
Por Junajtidi nuk mundi dot ta ruante avantazhin, duke u ndëshkuar nga Xho Alen. Ish-mesfushori i Liverpulit përfitoi nga një top i mbetur mbi vijën fatale pas një gabimi të portierit De Gea.
Vendasit patën mundësi të realizonin golin e fitores në fund, por Pol Pogba u ndal nga shtylla.
Me këtë barazim Mançesteri mbetet i gjashti me 13 pikë, aq sa Çelsi dhe Arsenali që ka luajtur një ndeshje më pak. Kurse Stok Siti është i parafundit me vetëm tri pikë./panorama/a.k