Manchester Unitedi e ka shkatërruar Crystal Palacen, duke e mposhtur 4:0 në “Old Trafford”.
Manchester Unitedi ka vazhduar me formën e mirë në Premierligë. “Djajtë e Kuq” janë treguar të fortë për Crystal Palace, duke i mposhtur 4:0 në “Old Trafford”, shkruan Gazeta Express.
Juan Mata zhbllokoi ndeshjen pas tre minutave lojë, duke shënuar për 1:0. Epërsinë e dyfishoi Marouane Fellaini në minutën e 35’të.
Mesfushori belg gjeti sërish golin në këtë ndeshje, duke realizuar për 3:0 në minutën e 49’të. Kurse për rezultatin përfundimtar 4:0 realizoi sulmuesi Romelu Lukaku në minutën e 85’të.
Pas kësaj fitore, Man Unitedoi ka shkuar në kuotën e 19 pikëve, tri më shumë se Manchester City, që nga 18:30 përballet me Chelsean në “Stamford Bridge”. /b.d