• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manchester/ Paguhet 11 milionë euro për një gol; ja si e fundosi sulmuesi ekipin

by Java News
24/08/2019 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur Manchester United shkëmbeu Henrikh Mkhitaryan me yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez, në janar 2018, dukej një nga “bizneset” më të mira, të bëra në “Old Trafford” ndër vite.

 

Alexis kishte shënuar 80 gola dhe dhënë 45 asiste në 168 ndeshje, ndërsa Mkhitaryan u largua pa i përmbushur pritshmëritë e blerjes nga Borussia Dortmund.

 

Pak më shumë se 18 muaj më vonë, marrëveshja mund të konsiderohet shumë e keqe për “Djajtë e Kuq”. Alexis ka qenë hija e vetvetes, edhe pse mbetet futbollisti më i paguar në Premier League.

 

30-vjeçari merr një pagë bazë prej 391.000 stërlina në në javë, ndërsa fiton edhe bonuse të tjera, 75.000 stërlina për një ndeshje si startues dhe një tarifë vjetore prej 1.1 milionë stërlina.

 

Të gjitha këto të ardhura përbëjnë shumën totale të 20 milionë stërlinave të fituara në sezon. Sipas “Daily Mail”, klubi po paguan ende 5 milionë stërlina për agjentët, të njëjtën shifër që Alexis do të merrte bonus nëse luante 30 ndeshje si titullar në një sezon të vetëm.

 

Për fat të mirë për Glazers, 30-vjeçari startoi vetëm 13 herë në sezonin e kaluar… Që nga 19 gushti 2019, Sanchez i ka kushtuar Manchester United rreth 55 milionë stërlina vetëm për pjesën themelore të kontratës, pa përfshirë bonuse që lidhen me performance.

 

Edhe 96.8 milionë stërlina të tjera të ardhura do të shkojnë  në xhepat e tij, nëse qëndron në “Old Trafford”. Tepër depresionues për pronarët është fakti se, me vetëm 5 gola dhe 9 asiste në 45 ndeshjet e tij si “Djall i Kuq”, ai nuk vlen kurrsesi të tilla shpenzime stratosferike.

 

Sanchez, në thelb ka fituar 11 milionë stërlina për një gol të vetëm te Manchester United, ose 6.1 milionë stërlina për një asist, plus 2.5 milionë stërlina për një goditje në kuadrat, 1.7 milionë stërlina për një ndeshje si tartues, 1.2 milionë stërlina për një ndeshje të luajtur, 764 mijë stëlrina për një shans të krijuar dhe 19.800 stërlina për një minutë të luajtur.

 

Nën dritën e një bilanci të tillë, nuk është çudi që Ole Gunnar Solskjaer dhe klubi po përpiqen ta shesin kilenin, por askush nuk merr përsipër pagën e tij të madhe. Interi ka pasur interes për të, por raportet e fundit tregojnë se zikaltrit nuk janë gati të mbulojnë as gjysmën e pagës së tij javore.

Next Post
VIDEO/ Kameramanit i bie të fikët, i ndërpret intervista Bashës

Provokimi i Lulzim Bashës apo i PD-së me SHBA-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

Ministri i Jashtëm Aragçi: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë e Iranit dhe aleatët e tyre

March 14, 2026
Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

March 14, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Inteligjenca Artificiale në luftë

March 14, 2026
Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kurti mbledh kabinetin qeveritar: Brenda 2 ditëve, zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

March 14, 2026
Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

Dy të vdekur brenda ditës në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku vuajnë dënimin edhe shumë shqiptarë

March 14, 2026
E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

E dyta herë brenda javës, sulmohet me dron konsullata e Emirateve Arabe në Erbil

March 14, 2026
Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

Nuk afishonin çmimet e naftës dhe nuk deklaronin punonjësit, Task-Forca aksion në dy pika karburanti në Elbasan

March 14, 2026
Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

Irani kërkon përjashtimin e SHBA nga Botërori/ Trump: Ata nuk do të vijnë për sigurinë e tyre

March 14, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime

March 14, 2026
“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

“Kosova do pushtojë Bratislavën”, në Sllovaki i tremben tifozëve dardanë

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In