Premier po sheh serish fuqine e City.
Dhe realisht City nuk ndalet. Manchester City ka mposhtur Tottenhamin në kuadër të javës së dhjetë në Premier Ligë për të ruajtur vendin e parë në ligë te padiskutueshem.
Skuadra e Pep Guardiolas fitoi 0 me 1 me golin e vetëm të shënuar nga Riyad Mahrez në minutën e gjashtë.Në tabelë City udrejton me 26 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli një vend më poshtë.
Në vendin e tretë është Chelsea me 24 pikë. Tottenhami është i pesti me 21, një pikë prapa Arsenalit që zë pozitën e katërt. (b.an)










