Manchester City fiton edhe në Superkupën e Evropës përballë Sevillas.
Një sukses i arritur me vështirë, që erdhi vetëm pas gjuajtjes së penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.
Ishte Sevilla ajo që kaloi e para në avantazh në pjesën e parë, ndërsa City barazoi në të dytën.
Pavarësisht presionit të shtuar, anglezët nuk arritën dot të siguronin fitoren në kohën e rregullt.
Gjatë gjuajtjes së penalltive lojtarët e Guardiolës u tregun më të saktë dhe duke siguruar trofeun e 4 sezonal.
Në këtë ndeshje u aplikua për herë të parë rregulli i gjuajtjes së penalltive menjëherë pas përfundimit të kohës së rregullt./f.s