Qendrat shëndetësore të Valiasit dhe Kamzes janë në gadishmëri për banorët e zonave të përmbytura, duke mundësuar shërbim shëndetësor dhe barna për çdo nevojë shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi Qendrat Shëndetësore pranë zonave të përmbytura në periferi të Tiranës, ku garantoi shërbim të panderprerë për çdo nevojë shëndetësore të këtyre banoreve. Tonini eshte nje prej tyre, te cilit uji qe i ka permbytur banesen, ka marre me vete edhe insulinat per te cilat ai ka nevoje te perditshme. Menjehere i eshte siguruar paketa e nevojshme e insulinave nga mjeket e familjes ne qendren shendetesore te Valiasit.