• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Manastirliu tregon shifrat: Mbi 10 mijë qytetarë kanë marrë shërbim në qendrat verore në Spille, 30% e tyre të huaj

by A M
15/07/2023 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, vizitoi qendrën shëndetësore në Spille, e hapur për herë të parë këtë vit me shërbim falas 24/7 për pushuesit dhe turistët, duke e çuar në 30 numrin e qendrave verore të hapura pranë zonave turistike gjatë këtij sezoni veror.

“Përgjatë kësaj periudhe janë ofruar më shumë se 10 mijë vizita të kujdesit shëndetësor në qendrat verore, ku rreth 30% e tyre, i’u janë dhënë pushuesëve të huaj, nga ekipe profesionistësh mjekësh dhe infermierësh, në koordinim me Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Janë vendosur në dispozicion dhe 18 njësitë e autoambulancave që tashmë kanë postacionet fikse dhe organizojnë punën me të gjithë strukturat e kujdesit shëndetësor veror, por nga ana tjetër edhe me qendrat shëndetësore si dhe me poliklinkat dhe me spitalet, përgjatë gjithë bregdetit”,- tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale foli për rritjen e angazhimit dhe gatishmërisë së strukturave shëndetësore me shtimin e fluksit të pushuesve.

“Janë 170 mjekë, infermierë po ashtu edhe punonjës shërbimi të angazhuar në 30 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin, duke filluar nga zonat malore dhe në ato bregdetare. Ne do të vijojmë të jemi në gatishmëri të plotë, ashtu sikurse kemi qenë përgjatë gjithë kësaj periudhe, sepse fluksi i shtuar i pushuesëve dhe turistëve që do të vijë, duke u rritur sigurisht edhe përgjatë muajit gusht, kërkon një angazhim konkret të të gjithë strukturave tona“,- tha Ministrja Manastirliu.

Qendra Shëndetësore Spille është një pikë referimi për sezonin turistik në këtë zonë, pasi ofron shërbim 24 orë për pushuesit dhe turistët. Në të gjithë vendi janë hapur prej 15 qershorit, 30 qendra shëndetësore verore, ku ofrohet shërbim pa ndërprerje, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi emergjencave shëndetësore gjatë sezonit turistik.

Next Post
Kontroll në banesat e “patriotëve” të Albin Kurtit, gjenden 60 mijë euro, telefona, laptop e dokumente

Kontroll në banesat e "patriotëve" të Albin Kurtit, gjenden 60 mijë euro, telefona, laptop e dokumente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In