• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Test falas për depistimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës!

by
19/01/2022 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të Javës Europiane të Sensibilizimit Kundër Kancerit të Qafës së Mitrës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga qendra shëndetësore nr.4 në kryeqytet, e ka quajtur programin e depistimit të hershëm të kancerit të qafës së mitrës një program të konsoliduar, duke apeluar të gjitha gratë e grupmopshës 40-50 vjeç të drejtohen pranë qendrave shëndetësore për testimin falas.

“Ne kemi kryer deri më tani rreth 31 mijë testime HPV. Pra janë testuar mbi 30 mijë gra. Ndërkohë që kemi një përqindje grash, rreth 4% të cilat janë identifikuar me test pozitiv, pra që kanë pasur indikacion për të vajtur më tej tek gjinekologu dhe për të bërë një ekzaminim tjetër siç është ai i kolposkopisë apo edhe të tjera ekzamnimime shtesë që duhen për t’u mbrojtur pikërisht nga ky kancer dhe për të parandaluar pasojat”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se çdo grua në grupmoshën 40-50 vjeç duhet ta kryejë këtë test të paktën një herë në 5 vjet.

“Kam ardhur pikërisht këtu në qendrën shëndetësore nr.4 dhe do ta kryej edhe vetë këtë test duke qenë se jam në grupmoshën që prek pikërisht realizimi i këtij testimi. Ky test realizohet në një mënyrë shumë të shpejtë dhe gjendet në qendrat shëndetësore kudo, ndaj kam një apel për të gjitha gratë e moshës 40-50 vjeç. Nuk duhet të hezitojnë për t’u kujdesur e para për veten dhe për të kryer një test i cili është fare i thjeshtë. Testi HPV është një test i është jetëshpëtues, në rastet kur ky test të identifikon një problematikë në kohë, e cila ndiqet më tej nga sistemi ynë shëndetësor”, tha Manastirliu.

Prof. Alban Ylli, ekspert i Instituti të Shëndetit Publik tha se më parë testi HPV kryhej në privat me kosto të lartë, ndërkohë që sot ofrohet nga sistemi publik.

“Është një fakt për gratë e moshës së mesme të kapin herët kancerin e qafës së mitrës. Është kryer si test, si analizë në laboratorë privatë me një kosto jashtëzakonisht të lartë. Ndërkohë që sot ofrohet nga sistemi publik. Shumë gra që dalin pozitive e marrin shërbimin menjëherë pranë gjinekologëve dhe ndiqen më tej. Testimi jep një mundësi të shkëlqyer për ta parandaluar këtë sëmundje që mund të jetë vdekjeprurëse”, tha Ylli.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se po punohet për Strategjinë Kombëtare të Kontrollit të Kancerit ku do të parashikohen masa për të parandaluar këtë lloj kanceri.

“Ne jemi duke punuar për Strategjinë Kombëtare të Kontrollit të Kancerit, ku brenda kësaj strategjie kombëtare ne kemi përfshirë disa masa edhe në raport me lloje të ndryshme të kancerit të cilët janë pjesë e të gjithë sëmundjeve jo të transmetueshme në raport me atë çfarë sjellin për popullatën. Kemi vendosur gjithashtu që në këtë strategji 10-vjeçare të planifikojmë edhe masa të tjera përsa i përket parandalimit të këtij kanceri që është totalisht i parandalueshëm nëpërmjet vaksinës së HPV-së dhe është një ndër objektivat tonë në strategjinë që ne jemi duke hartuar tashmë me ekspertët tanë përsa i përket strategjisë së kontrollit të kancerit”, tha Manastiliu.

/b.h

Next Post
Falë hënës së plotë, këto tre shenja do të kalojnë një javë të paharrueshme!

Falë hënës së plotë, këto tre shenja do të kalojnë një javë të paharrueshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer

April 11, 2026
U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

U plagos në sulmin ajror që i vrau të atin, dyshohet Mojtaba Khamenei është shpërfytyruar

April 11, 2026
Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, me ose pa pëlqimin e Iranit!

April 11, 2026
Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

Ndarja nga jeta e Eliot Engel, Ambasada e Kosovës në SHBA: Një mik i vërtetë që na qëndroi pranë!

April 11, 2026
Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

Nesër Pashkët! Mesazhi i kryepeshkopit Joan: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja

April 11, 2026
20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

20 mijë vende pune dhe miliarda dollarë, ja sa fitime ka marrë SHBA-ja nga programi “Artemis” i NASA-s

April 11, 2026
Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

Fundjava sjell fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, mijëra qytetarë vijnë në Shqipëri për pushime

April 11, 2026
Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale

April 11, 2026
Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

Eliot Engel u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne

April 11, 2026
Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

Po eksploronin ‘Qafën e Valbonës’, turistët belgë ‘ngecin’ në dëborë! Ndihmohen nga policia

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In