• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Sterilizimi, përgjysmohen infeksionet spitalore në QSUT

by Java News
17/11/2017 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lufta kundër rezistencës ndaj antibiotikëve/ MShMS dhe OBSH: Parandalimi dhe kontrolli efektiv i infeksioneve mund të shmangë 1 në çdo 3 infeksione spitalore dhe mund të pakësojë përdorimin dhe rezistencën ndaj antibiotikëve

“Implementimi i procesit të sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë në spitalet tona, ka sjellë që sot në 5 spitalet universitare të Tiranës të kryhen 35 mijë operacione me instrumentet kirurgjikalë sipas standardeve më të larta europiane, duke përgjysmuar infeksionet spitalore në plagët post-kirurgjikale nga 30 në 15%”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në takimin ndërsektorial për rezistencën mikrobike, në kuadër të Javës Europiane të Ndërgjegjësimit për antibiotikët.

Brenda mesit të vitit 2018, të gjitha spitalet në vend do kenë në dispozicion rreth 6 mijë lloje instrumentesh dhe rreth 96 mijë instrumente kirurgjikale, që do të rrisin imunitetin ndaj infeksioneve për 50 mijë pacientë që u nënshtrohen operacioneve çdo vit. Ulja e infeksioneve spitalore rrjedhimisht përkthehet në pakësimin e nevojës për antibiotikë, e për pasojë, në frenimin e rezistencës ndaj antibiotikëve. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, parandalimi dhe kontrolli efektiv i infeksioneve mund të shmangë 1 në çdo 3 infeksione spitalore dhe mund të pakësojë përdorimin dhe rezistencën ndaj antibiotikëve.
Përdorimi i pakujdessshëm i antibiotikëve dhe lufta kundër antibiotikorezistencës është një shqetësim panbotëror. Sepse rezistenca ndaj antibiotikëve përbën një nga kërcënimet më serioze për shëndetin në nivel global dhe njëherësh, një sfidë për sistemin shëndetësor, që mbart me vetvete dhe një kosto financiare të konsiderueshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për këtë çështje prej kohësh. Të dhënat tregojnë se në Europë rreth 25.000 pacientë vdesin çdo vit si pasojë e infeksioneve, të cilët nuk mund të trajtohen me antiobiotikë për faktin e rezistencës së krijuar ndaj tyre.
Shqipëria ka një konsum të antibiotikëve të përafërt me vendet e rajonit por edhe me vendet e bashkimit Europian, (22.7 doza për 1 mijë banorë), por të dhënat tregojnë se rezistenca ndaj antibiotikëve po kthehet në kërcënim serioz, edhe në vendin tonë. Një studim i kryer me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën dhe Zyrës së OBSH-së në Tiranë tregon se në Shqipëri është rritur rezistenca ndaj të paktën 4 antibiotikëve, sa i takon patogeneve ushqimore si salmonela, të cilat sjellin problematika të theksuara shëndetësore.

Sipas znj. Manastirliu, Shqipëria është pjesë e përpjekjeve globale për adresimin e këtij kërcënimi. Për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lufta ndaj antibiotiko rezistencës është një nga fushat prioritare të shëndetit publik. Për të maksimizuar përdorimin e antibiotikëve dhe parandalimin e krijimit të antibiotiko- rezistencës është bërë një punë e rëndësishme nga strukturat tona shëndetësore dhe organizmave të tjerë pergjegjës, ku mund të përmendet aprovimi i ligjit të sëmundjeve infektive një vit më parë nga Parlamenti, ligj i cili reflekton të gjitha direktivat dhe rekomandimet e BE, në të cilin përfshihen dhe nenet e  Sigurisë së pacientit dhe kontrolli i infeksioneve në institucionet e kujdesit shëndetesor apo ndalimi i shitjes pa recetë të antibiotikëve sipas këtij ligji  dhe monitorimi i farmacive. “Ne do të marrim masa për t’i forcuar kontrollet në zbatim të këtij ligji, por është e rëndëisshme që secili prej nesh të ndërgjegjësohet dhe të mos keqpërdorë antibiotikët, pasi rezistenca ndaj tyre na rrezikon të gjithëve”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

ma.me

Next Post
Flet babai i dezertorit: Ja çfarë më tha në telefonatën e fundit

Flet babai i dezertorit: Ja çfarë më tha në telefonatën e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In