“Deri në këto momente rreth 3 mijë mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte në ABC News ka bërë të ditur gjithashtu se vullnetarët po i nënshtrohen trainimeve përkatëse.
“Dua që të falenderoj rreth 3 mijë vullnetarët që i janë përgjigjur thirrjes tonë për të na u bashkuar në luftën kundër koronavirusit. Janë mjekë, infermierë, ekspertë të shëndetit publik, stomatologë, farmacistë dhe profesionistë të shëndetit”, tha Manastirliu.
Duke theksuar se luftë nuk do të jetë e shkurtër, Manastirliu tha se vullnetarët janë duke i’u nënshtruar trainimeve.
“Të gjithë këta profesionistë janë duke i’u nënshtruar trajnimeve, qoftë për mjekët, qoftë për infermiërët apo të gjithë vullnetarët. Jemi duke krijuar grupe më të vogla që do të jenë të trajnuar dhe të jenë në dispozicion të kësaj situate. Nuk duam të jemi pesimistë, por të përgatitur. Kjo është një luftë dhe në luftë duhet kontributi i të gjithëve”, tha Manastirliu.
“Dua t’iu informoj se ndërkohë kemi filluar trainimet e vullnetarëve, mjekë dhe infermierë që i’u përgjigjën thirrjes sonë për t’iu bashkuar shërbimeve shëndetësore në vend. Ka filluar trainimi i skuadrave të vullnetarëve në Universitetin e Vlorës dhe trainimi i stafeve në Tiranë për të gjithë ato elementë që duhet të parapërgatiten studentët, mjekët apo infermiërët që do t’i bashkohen në vijim stafeve tona”, tha Manastirliu. /e.s/