• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Punimet në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme, përfundojnë brenda vitit

by
22/02/2022 15:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet që po kryhen për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, ku deklaroi se investimi pritet të përfundojë brenda pak muajsh.

“Në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme pamë se si kanë evoluar punimet në këtë spital dhe tashmë jemi afër fundit. Themi afër fundit sepse në gusht të këtij viti përfundon gjithë investimi i qeverisë shqiptare për një spital të ri të sëmundjeve të brendshme. Një premtim që po bëhet realitet dhe ku do të pritet që deri në fund të ketij viti, të ketë filluar puna në këtë spital. Risia në këtë spital është që do të kemi lidhje nëpërmjet urave me spitalin A1, pra me spitalin aktual ku është edhe reanimacioni qëndror ku është edhe spitali kirurgjikal. Gjithashtu do të kemi për herë të parë një spital ditor, i cili do të përbëhet prej 60 shtretërish”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit Manastirliu bëri me dije se do të vijojnë investimet në QSUT, siç është investimi për rehabilitimin e spitalit Infektiv.

“Do të vijojmë me investime të tjera në QSUT, sikurse është investimi që do të fillojmë së shpejti për rehabilitimin e Spitalit Infektiv për ta kthyer në një qendër të ekselencës për sëmundjet infektive. Shumë shpejt fillojmë dhe me rehabilitimin e spitalit të kardiokiurgjisë dhe gjithashtu edhe të spitalit të djegieve të plastikës, ku do të fillojmë njëherë me projektimin dhe më pas edhe me rehabilitimin e tij. Ndërkohë që do të vijojmë punën edhe për fazën e dytë të spitalit pediatrik”, bëri me dije Manastirliu.

Duke folur për mbështetjen e personelit shëndetësor, Manastirliu bëri me dije se duke filluar nga korriku pagat do të rriten me 6% për të gjithë personelin mjekësor.

“Mbështetja finaciare nga ana e qeverisë nuk do të mungojë, duke qenë se edhe në këtë vit, duke filluar nga korriku, pagat do të rriten me 6% për të gjithë personelin mjekësore e duke vijuar në vitet e tjera, ashtu sikurse ne e kemi premtuar në këtë mandat, paga do të rritet deri ne 40% për personelin mjekë, infermierë, nga ku do të përfitojnë rreth 18 mijë personel shëndetësor”, bëri me dije Manastirliu.

Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme do të ofrojë shërbimin e mjekësisë interne, shërbimin e reumatologjisë, alergologjisë, dermatologjisë dhe fizioterapisë që aktualisht ndodhen në godina të tjera të QSUT, dhe së bashku me shërbimet ekzistuese, ato të gastrohepatologjisë, hematologjisë, endokrinologjisë, nefrologjisë, dializës, njësisë së kardiologjisë, hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë do të kompletojnë profilin e një spitali të mirëfilltë të sëmundjeve të brendshme. Spitali i ri do të ketë edhe një spital ditor me 60 shtretër, për rritjen e eficiencës së shërbimeve. Ai do të ketë 9 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë, ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim.

/b.h

Next Post
Gjykata lë në burg Elton Goskovën, tentoi të korruptojë bashkëpunëtorin e drejtësisë

Gjykata lë në burg Elton Goskovën, tentoi të korruptojë bashkëpunëtorin e drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

April 8, 2026
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In