Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar pamje si duket spitali Rajonal i Fierit në ditën 89.
Puna për ndërtimin e spitalit të ri Rajonal Memorial në Fier është me financimin e qeverisë turke. Spitali Rajonal Memorial i Fierit do të jetë modeli i parë i një spitali publik me autonomi të mirëfilltë spitalore.
Siç duket nga pamjet, një ditë para përfundimit, sipas premtimit, spitali ka marrë formë dhe është thuajse gati.
Ndërtimi këtij spitali shtrihet në një hapësirë prej 50000 m2 nga e cila 13.000 m2 i dedikohet godinës e cila do të jetë me 1 dhe 2 kate./ b.h











