• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu prezanton ndryshimet në Kuvend: Forcojmë ligjin kundër dhunës ndaj grave

by A R
19/06/2018 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare do të parashikojë urdhrin parakrak të menjëhershëm të mbrojtjes për viktimat e dhunës, duke garantuar mbrojtje për gratë e që përballen me dhunën në familje, që në momentin e parë të denoncimit në polici.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu prezanoi në komisionin e Ligjeve në Kuvend ndryshimet ligjore, të parat që jetësojnë ligjin për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.
“Vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti janë evidentuar 1780 raste dhune dhe krime të tjera në familje. Për të përafruar legjislacionin shqiptar me standardet më të mira ndërkombëtare por mbi të gjitha, në përgjigje të rasteve të shtuara të denoncimit të dhunës në familje, në disa raste me pasoja tragjike, propozojmë ndryshime thelbësore në ligjin ‘Për masa ndaj dhunës në marëdhëniet familjare’,  për të garantuar mbrojtjen e strukturës së familjes nga dhuna”, tha Manastirliu gjatë prezantimit të ndryshimeve ligjore në komisionin e Ligjeve në Kuvend.
Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale plotësojnë boshllëqet që kishte ligji i mëparshëm për masat emergjente të mbrojtjes.
“24 orët e para pas denoncimit të dhunës janë shpesh vendimtare për gratë që përballen me dhunën në familje” -u shpreh Ministrja- ndaj ne propozojmë aktivizimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes nga policia e shtetit, deri në konfirmimin e tij nga gjykata”.
Risi absolute në ligj është zgjerimi i mbrojtjes përtej marëdhënies juridike burrë-grua, duke parashikuar masa të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që bashkëjetojnë apo janë në lidhje afektive.
“Ky është një ligj për gjeneratat e ardhshme, sepse mbron jo vetëm bashkëshortet por edhe gratë dhe vajzat që janë në lidhje afektive dhe kanë njësoj nevojë për mbrojtje, siç e kanë treguar edhe rastet e fundit tragjike”, tha Ministrja.

Manastirliu u ndal edhe tek ndryshimet ligjore që garantojnë një mbrojtje më të mirë për fëmijët që asistojnë dhunën në familje.
“Ndryshimet që ne propozojmë – janë ndryshime që përmirësojnë mbrojtjen e fëmijëve, pasi për herë të parë, me urdhrin e mbrojtjes për nënën, automatikisht do të garantohet urdhri i mbrojtjes për fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë”, u shpreh Ministrja.

Nisma për ndryshimet në ligjin ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare u ndërmor na Ministrja Manastirliu pak javë pas marrjes së detyrës si Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Për hartimin e këtyre propozimeve kanë punuar ekspertet më të mira të çështjeve gjinore dhe të dhunës ndaj grave dhe këto ndryshime kanë kaluar një proces të gjerë konsultimi deri në mbërritjen në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndryshimet në ligjin ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare parashikojë afate të qarta proceduriale, duke filluar që nga regjistrimi i kërkesës e deri te ankimet për vendimet gjyqësore, me qëllim që sidomos urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes të dalin pa asnjë vonesë dhe të sigurojnë viktimën nga rreziku imediat.
Në ndryshimet ligjore të propozuara, parashikimi shprehimisht edhe detyrimi i organeve shtetërore për të ofruar falas, çdo shërbim ekspertize për rastet e dhunës në familje.
Ndryshimet ligjore synojnë parandalimin dhe reduktimn e rasteve të dhunës në marëdhëniet familjare dhe në njësinë shtëpiake, për të garantuar mbrojtje të  veçantë dhe pa diskriminim të çdo grupi që paraqet nevoja të veçanta mbrojtjeje.

Duke theksuar rëndësinë e ndryshimeve të propozuara, Ministrja Manastirliu ftoi deputetët të bëhen bashkë për miratimin e tyre, në mënyrë që të forcohet sistemi që parandalon fenomenin e dhunës në familje./a.m.

Next Post
Suzuki: Kjo është gjenerata e re e Jimnyt

Suzuki: Kjo është gjenerata e re e Jimnyt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

Zbardhet agjenda e takimit të Bordit të Paqes në Uashington, i pranishëm në ceremoni edhe kryeministri Rama

February 18, 2026
“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

February 18, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

February 18, 2026
Doganat paralajmërojnë kontrolle më të forta për magazinimin e mallrave, ja çfarë duhet të dinë bizneset

Doganat paralajmërojnë kontrolle më të forta për magazinimin e mallrave, ja çfarë duhet të dinë bizneset

February 18, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

McAllister-Berisha, karma që kthehet pas 10 vjetësh

February 18, 2026
Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In