• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Nga Tetori, shërbim me standarde të BE-së në Spitalin e Ri të Kirurgjisë

by Java News
29/09/2019 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga muaji Tetor do të hapë dyert spitali i ri i kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, një investim prej afro 9 milion eurosh, që do të sjellë pas shumë dekadash, standarde europiane për kirurgjinë shqiptare.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, prezantoi në një intervistë për ERTV, ambientet e këtij spitali, nga dhomat për çdo pacient pajisur me mjete jetike dhe kushte moderne të akomodimit, deri te 7 sallat e operacionit të pajisura me aparatura të teknologjisë së fundit.

Spitali i ri i kirurgjisë ka një kapacitet prej 120 shtretërish dhe rreth 8000 ndërhyrje në vit, për t’i shërbyer 60 mijë pacientëve. Shtimi i kapaciteteve, infrastruktura dhe aparaturat e reja do të krijojnë mundësinë që në kirurgji tashmë të punohet me dy turne, për të ofruar më shpesh shërbimet e ndërhyrjeve kirurgjikale.

“Ky është një investim i munguar prej dekadash për kirurgjinë shqiptare. Spitali do të ofrojë shërbime terciare të cilësisë së lartë për ata pacientë që vuajnë nga patologji të vështira, do të rrisë ciëlsinë e shërbimit duke ofruar më shumë garanci. Ky spital i ri ofron 7 salla operacioni që janë të pajisura me teknologjinë më të sofistikuar. Nuk ka asgjë që ndryshon nga cilësia e pajisjeve dhe infrastrukturës që janë këtu, me ato të një spitali europian në vendet e BE-së”, tha Manastirliu.

“Tashmë ka përfunduar instalimi i gazrave mjekësorë, janë vendosur aparaturat e nevojshme dhe mobilimi spitalor është në dispozicion. 8 shtretër do të jenë në dispozicion për akomodimin e pacientëve që parapërgatiten për të hyrë në operacion. Si kapacitet, pritet që numri i ndërhyrjeve që do të kryhen në vit të shkojë deri në 8000 mijë ndërhyrje që do kryhen me një infrastrukturë të re dhe mbi 60 mijë pacientë që vijnë edhe për mikrokirurgji apo shërbime të tjera”, shtoi Ministrja e Shëndetësisë.

Shërbimi i reanimacionit sipas standardeve të BE në këtë spital është një tjetër mjedis me rëndësi. Tashmë aty sigurohen edhe bokset e izolimit në rast se ka infeksion spitalor dhe një pacient duhet mbajtur në izolim.

Sipas Manastirliut, ky investim kompleton investimet e qeverisë shqiptare për kirurgjinë, veçanërisht pas programit për sterilizimin e instrumentave kirurgjikalë, i cili ka reduktuar ndjeshëm numrin e infeksioneve spitalore në vendin tonë.

Ministrja siguroi se një tjetër projekt me rëndësi që nis së shpejti në QSUT është rehabilitimi i spitalit pediatrik dhe i reanimacionit pediatrik, i cili po ashtu do të rrisë standardet e ofrimit të shërbimit për pacientët shqiptarë. /l.m

Next Post
Nis rindërtimi i shtëpisë së efektivit Rifat Aga pas tërmetit të 21 shtatorit

Nis rindërtimi i shtëpisë së efektivit Rifat Aga pas tërmetit të 21 shtatorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In