• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu në spitalin e Elbasanit: Gati hapja e 5 spitaleve rajonale, 600 shtretër në skenarin e parë

by Ardit Rada
15/12/2020 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla inspektuan pavionet e dedikuara COVID në spitalin rajonal të Elbasanit, në përgatitje për t’u hapur sipas skenarëve të përballimit të epidemisë. Duke theksuar se situata në spitale aktualisht është e qëndrueshme, Ministrja Manastirliu deklaroi se janë gati për t’u hapur pesë spitalet e para rajonale, kur të ezaurohen kapacitetet e 4 spitaleve Covid në Tiranë.

“Kemi investuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe tashmë jemi gati me tre pavione të dedikuara në spitalin rajonal të Elbasanit, në funksion të mbështetjes së qytetarëve të prekur nga COVID19, të cilët do të kenë nevojë për tu trajtuar në spitalet rajonale. Janë 81 shtretër të cilët kanë të gjithë infrastrukturën e nevojshme, linjat e oksigjenit, paisjet e nevojshme, strukturat e terapisë intensive dhe stafin e dedikuar, në funksion të standarteve që ne tashmë i kemi vendosur për spitalet tona rajonale”, tha ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se vetëm në skenarin e parë janë 600 shtretër në dispozicion të pacientëve me Covid.

“Në skenarin e parë, ashtu sikurse e kemi planifikuar do të jenë 5 spitale rajonale, të cilat do të vendosen në funksion dhe për të cilat janë investuar, janë marrë masat me të gjithë infrastrukturën e përshtatur. Mjekët, infermierët janë trajnuar. Janë 600 shtretër në 5 spitale rajonale të vendosura në dispozicion të mbështetjes të situatës dhe pacientëve me Covid. Dhe në tërësi në 3 skenarët e paracaktuar janë 1600 shtretër së bashku me 4 spitalet Covid për përballimin e situatës”, tha Manastirliu.

Në kuadër të Strategjisë sonë Vjeshtë – Dimër, përgatitja e spitaleve rajonale është pjesë e skenarëve për t’iu përgjigjur situatës, duke ndjekur në dinamikë dhe kapacitetet në 4 spitalet COVID. Spitali i Elbasanit është në 5 spitalet e para që do të hapen në mbështetje të kapaciteteve aktuale, me pavione të veçanta dedikuar pacientëve me covid19.

Mbi 600 shtretër do të vihen në funksion me hapjen e 5 spitaleve të para në Elbasan, Shkodër, Vlorë, Durrës dhe Korçë.

Më pas do të përfshihen edhe spitalet e tjera rajonale dhe janë 1600 shtretër, bashkë me pajisjet e nevojshme dhe stafin e trajnuar, të parashikuar sipas skenarëve, për të përballuar fazën e epidemisë në dimër./a.p

Next Post
Basha: 60 shqiptarë ndërruan jetë nga Covid, Rama bën meme në Instagram

'Nga kjo zyrë u qëlluan 4 protestues'/ Rama: Basha s'dha dorëheqje, por pyeteni se ç'mendon për atë krim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In