• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu në Orikum: 40 qendra të reja shëndetësore rehabilitohen këtë vit

by A R
15/08/2022 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra Shëndetësore Orikum do të rehabilitohet në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore, i cili vijon këtë vit edhe me 40 qendra të tjera, nga veriu në jug.

Ministrja e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi qendrën shëndetësore të Orikumit, ku tha se kalohet tashmë në një fazë të re për të siguruar infrastrukturën e qendrave shëndetësore, sipas standardeve europiane.

“Po këtë vit do të jenë më shumë se 40 qendra shëndetësore, të cilat do të rehabilitohen nga veriu në jug. Vijojmë me programin tonë të rehabilitimit të qendrave shëndetësore, pas përfundimit të më shumë se 300 qendrave shëndetësore në këto vite. Ne kemi kaluar në një fazë të re, në një fazë që do të sigurojë të gjithë insfrastrukturën e qendrave shëndetësore, ta kemi me standarde europiane, ashtu sikurse tashmë programin e parë e kemi finalizuar”, tha Manastirliu.

Duke folur për qendrën shëndetësore Orikum, Manastirliu tha se do të ofrojë shërbim shëndetësor për 11 mijë banorë, por edhe për pushuesit dhe turistët.

“Jam shumë e kënaqur që jam sot në këtë qendër, që do të jetë pjesë e këtij projekti. Do të vijojnë shumë shpejt me fillimin e punimeve dhe kthimin e kësaj qendre në një qendër, e cila do të garantojë më shumë shërbime cilësore, edhe më shumë akses për gjithë banorët e Orikumit. Janë më shumë se 11 mijë banorë që marrin shërbime në këtë qendër. Por gjithashtu edhe për pushuesit, turistët e huaj, që marrin shërbime”, tha Manastirliu.

Qeveria shqiptare ka përfunduar fazën e parë të Programit të Rehabilitimti të Qendrave Shëndetësore dhe Ambulancave me 300 qendra shëndetësore të rehabilituara dhe rindërtuara, ndërkohë që ky program do të vijojë më të tjera qendra shëndetësore që do të rindërtohen dhe rehabilitohen, me synim përfundimin e rehabilitimit të të gjithë qendrave shëndetësore në vend.

/a.r

Next Post
Berisha vijon me akuzat: U falën 1.5 mln metra katrorë tokë për të ndërtuar Dubai-Rama

Berisha vijon me akuzat: U falën 1.5 mln metra katrorë tokë për të ndërtuar Dubai-Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

Ëndërronin klubet shqiptare! Futbollistët afrikanë paguan 6 mijë euro, vizat dolën false, prokuroria nis hetimet

April 12, 2026
Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

Rusia e gatshme t’i japë Evropës gaz natyror, ja kushti i Kremlinit

April 12, 2026
Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

Irani zbulon dy kërkesat kryesore për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA

April 12, 2026
Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

Pas dështimit të bisedimeve Iran-SHBA, reagon Britania

April 12, 2026
Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

Dibranët dhe kuksianët ndër më tradicionalët, regjistrojnë normën më të ulët të të divorcuarve! Vlora renditet e para

April 12, 2026
Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

Kryeparlamentari Niko Peleshi uron Pashkët Ortodokse nga Korça: Mirësia e këtyre ditëve të përhapet te të gjithë shqiptarët!

April 12, 2026
Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët përfshijnë një pallat në Lushnje, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

April 12, 2026
VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

VIDEO/ Adoleshenti shqiptar shënon golin e parë në MLS dhe i mohon fitoren Inter Miamit të Messit

April 12, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas një 8-vjeçare, procedohet penalisht shoferi

April 12, 2026
Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

Rrëfimi prekës/ Ermal Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In