• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu, në Lushnje: Nga investimet përfitojnë 186 mijë banorë

by A R
01/03/2019 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Poliklinika e qytetit të Lushnjes, që përfshin edhe dy qendrat më të mëdha shëndetësore të qytetit po rehabilitohen tërësisht për të ofruar kushte bashkëkohore për 186 mijë banorët e kësaj zone.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektoi punimet në poliklinikën e Lushnjes, ku deklaroi se do të vijojnë investimet në kujdesin parësor.

“Kemi kthyer vëmendjen te kujdesi shëndetësor parësor, me investime si ky i poliklinikës dhe dy qendrave shëndetësore të Lushnjes, në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore, që do të garantojë shërbime cilësore, afër vendbanimit, për 186 mijë banorët e bashkisë së Lushnjes”, tha Manastirliu.

Investimi i përbashkët i Qeverisë shqiptare dhe projektit “Shëndet për të gjithë”, me vlerë 91.4 milion lekë, pritet të përfundojë brenda muajit Qershor 2019.

Ministrja Manastirliu deklaroi gjithashtu, se, paralelisht me investimet në infrastrukturë, po vijon punësimi i mjekëve në shërbimin parësor.

“Vetëm gjatë muajit Shkurt, u punësuan 66 mjekë familje në qendrat shëndetësore dhe ambulancat nga veriu në jug të vendit, me procedura transparente dhe mbi bazë merite”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi nga Lushnja dhe hapjen brenda muajit Mars të portalit “Mjekë për Shqipërinë”, një hapësirë për të gjithë mjekët që duan t’i bashkohen shërbimit publik, të njohin mundësitë e punësimit në spitale dhe qendra shëndetësore.

/a.r

Next Post
TEATRI/ Majko ironizon Bashën: Të këshilloj të shohësh “Vizita e damës plakë”!

Majko: Lulzim, kur të flasësh me Ramën nuk e kalon dot këtë vijë të kuqe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

Të përjashtuarit në PD/ Gazetari Hoxha: Ishin mbështetës të Rithemelimit të Berishës, dalja pro Salianjit u kushtoi

April 5, 2026
“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran

April 5, 2026
Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

Kryetari i parlamentit të Iranit: Lindja e Mesme po digjet sepse Trump po ndjek urdhrat e Netanayhu

April 5, 2026
Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

Ish-kongresmenja Maga: Trump po gënjen për Iranin, është çmendur dhe duhet të ndalet

April 5, 2026
Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

Lufta në Ukrainë, Robert Fico i bën thirrje BE-së të heqë sanksionet ndaj naftës dhe gazit rus

April 5, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta në moshën 69-vjeçare aktori Ilir Shkurti

April 5, 2026
Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

Bllofi i madh i CIA-s: Beteja e natës dhe dy avionët e “hedhur në erë”: Si e shpëtuan amerikanët pilotin e zhdukur në Iran

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In