• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu me mjeket dhe infermieret: Jeni shembuj frymëzimi sepse shpëtoni jetë!

by Java News
08/03/2018 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Liridona Cani është infermiere në qendrën shëndetësore Ostren në Bulqizë. Vetëm pak ditë më parë shpëtoi një foshnje 6 muajsh pasi kishte ecur për orë të tëra mes dëborës. “Unë bëra atë që me siguri do të bënte secila prej jush që jeni sot këtu, shpëtova një jetë”, tha Liridona në takimin e organizuar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me mjeket dhe infermieret e urgjencave mjekësore nga e gjithë Shqipëria.
“Jam e bindur se Liridona, e cila eci me orë në këmbë, në mes të dëborës, në një fshat të thellë të Bulqizës, siç na tregoi, nuk është menduar dy herë për të sfiduar vështirësitë ekstreme, për t’i shpëtuar jetën foshnjes 6 muajshe. Mosha e saj e re më mbush me besim se ka ende shumë mjekë, infermierë që i janë dedikuar këtij profesioni me mish e me shpirt”, tha Ministrja Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi gjithashtu se mbështetja e qeverisë për stafin mjekësor do të jetë maksimale.
“Zemra ma donte të ishim të gjitha bashkë sot, të 12 mijë e 47 punonjesit gra të sistemit tonë shëndetësor për t’u përulur përballë punës tuaj. Ju meritoni më të mirën dhe me shumë përulësi ju them se mbështetja ime personale por mbi të gjitha e qeverisë shqiptare nuk do të mungojë. Ne do të vijojmë të përmirësojmë kushtet e punës në qendrat tona shëndetësore, në spitalet tona, që ju ta kryeni më mirë profesionin tuaj. Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe në vitin 2018 për personelin mjekë dhe infermierë. Angazhimi ynë është i përditshëm në këtë drejtim dhe për një arsye tjetër, sepse ju jeni shembuj frymëzimi jo vetëm sepse keni lartësuar pozitat e grave në shoqërinë shqiptare por sepse ja dilni që çdo ditë të shpëtoni jetë dhe ky është më i larti i misioneve”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu u shpreh gjithashtu se që nga vitit 2019 do të plotësohen nevojat me mjekë specialistë në shumë spitale të vendit. “Një ditë më parë takova brezin e parë të specializantëve që pritet të diplomohen në vitin 2019, shumica prej tyre vajza, gra, që kanë vendosur të shërbejnë në spitalet ku ka nevojë për mjekë të specializuar. Disa prej tyre punojnë edhe në sektorin privat aktualisht por kur I pyeta nëse do të duan të punojnë në spitalet rajonale në përfundim të specialiteteve, nuk kishin dyshime që do bënin këtë zgjedhje. Kjo është sa frymëzuese aq edhe shpresëdhënëse për shëndetësinë që duam të ndërtojmë, së bashku”, tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu dhe zv/Ministret e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndanë disa çmime mirënjohje për mjeket dhe infermieret e vitit, të cilat I janë dedikuar këtij profesioni me përkushtim e sakrifica. U nderua me çmimin e mirënjohjes Liridona Cani, infermiere në qendrën shëndetësore Ostren në Bulqizë; dr. Zana Hoxha, mjeke gastrohepatologe në spitalin e Shkodrës; dr. Gjyzede Zalla, pediatre në spitalin e Durrësit; Sadete Gjeçi, infermiere e urgjencës në spitalin universitar të Traumës dhe prof. Eli Foto, shefe e shërbimit infektik në QSUT.

Next Post
Daçiç godet Gruevskin: Na ofendoni kur e quani Kosovën Republikë

Daçiç: Dialogu Serbi-Kosovë mund të kthehet në pikën zero

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ma morën hundën në dorë dhe ma bënë copash”, Rama kujton dhunën në 1997: Ca skluptorë m’u futën me shufra hekuri

“Ma morën hundën në dorë dhe ma bënë copash”, Rama kujton dhunën në 1997: Ca skluptorë m’u futën me shufra hekuri

February 1, 2026

Veliaj refuzon avokaten e caktuar nga gjykata: Nuk e njeh dosjen! Si mund të flasë në emrin tim?

February 1, 2026
“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

February 1, 2026
Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi! INSTAT: Rritje edhe tek indeksi i fondit të pagave

Sektori i ndërtimit, Rama: Nuk do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

February 1, 2026
Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

February 1, 2026
Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

February 1, 2026
A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

February 1, 2026
Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

February 1, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emërua prokuror pa arsimin përkatës

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg”

February 1, 2026
Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In