• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu me fëmijët talasemikë në Lushnje apelon për dhurimin e gjakut

by A R
14/06/2018 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nevojat për gjak janë dy herë më të mëdha, sidomos në këtë periudhë të vitit, ndaj ftoj qytetarët të na bashkohen të shumtë për dhurimin vullnetar të gjakut që i vjen në ndihmë së pari fëmijëve talasemikë”.

Në ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ishte pranë fëmijëve talasemikë në Lushnje, ku në Bankën e Gjakut pranë spitalit, 86 dhurues nga Lushnja, Fieri dhe Tirana dhuruan gjak për fëmijët talasemikë.

“Janë 170 fëmijë talasemikë të cilët kanë nevojë jetike për gjak, për të bërë një jetë sa më normale. Mund t’i ndihmojmë të gjithë bashkë, me një akt human që mund ta bëjë secili prej qytetarëve të shëndetshëm”, tha Manastirliu në Lushnje.

Kur jemi në mesin e fushatës ‘Mjaftojnë vetëm 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë’ 850 dhurues i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

“E nisëm fushatën e dhurimit të gjakut nga stafi i Ministrisë dhe në 10 ditë kemi një rezultat surprizues, jemi afër targetit që kemi vendosur sepse na janë bashkuar shumë të rinj, qytetarë të zakonshëm, mjekë e personel shëndetësor, deputetë të kuvendit, etj”, tha Manastirliu.

Megjithatë nevojat për gjak, kryesisht në zonën e Lushnjes dhe Fierit janë të mëdha.

“Shqipëria ka 10.7 dhurime për 1000 banorë por duhet të kemi 20 dhurime për 1 mijë banorë që të plotësojmë nevojat”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në periudhën më problematike të vitit për mbulimin e nevojave me gjak, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nisi fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut: Mjaftojnë 10 minuta për të shpëtuar 3 jetë!

Fushata, e cila do të zgjasë deri më datë 4 Korrik, synon të arrijë 1 mijë dhurues vullnetarë për të plotësuar nevojat me gjak gjatë stinës së verës, në mënyrë të veçantë për fëmijët talasemikë./a.m.

Next Post
“Vodafone Connected” hapi i parë drejt të ardhmes emocionuese

"Vodafone Connected" hapi i parë drejt të ardhmes emocionuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

Punonjës i kompanisë celulare gjendet i plagosur pranë antenave në Fushë-Arrëz, dërgohet me helikopter në Tiranë

April 6, 2026
Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

Rama prezanton shkollën e re në Prush të Tiranës: Klasa moderne dhe kushte dinjitoze

April 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Prill 2026

April 6, 2026
“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

“Jam ndjerë shumë keq”, Afërdita Zonja: Parashqevinë nuk e kam takuar në Amerikë. Po të ishte në Shqipëri…

April 6, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In