• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu me ekipin e mjekëve italianë dhe shqiptarë: 400 pacientë u shpëtuan në terapinë intensive në Infektiv

by Ardit Rada
10/08/2020 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tiranë, 10 Gusht – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me ekipin e mjekëve dhe infermierëvë italianë të ardhur para disa ditësh për të ndihmuar vendin në përballimin e situatës së krijuar nga përhapja e Covid19, duke vlerësuar shkëmbimin e eksperiencave. “Një punë e madhe po bëhet në territor përsa i përket kontrollit dhe testimit në mënyrë që të këputet zinxhiri i infeksionit.

Por paralelisht ne jemi në përgatitje e sipër, dhe pjesë e kësaj përgatitje është dhe fuqizimi i ekipeve tona mjekësore, jo vetëm në strukturat tona spitalore universitare të dedikuara për të trajtuar COVID 19, por gjithashtu dhe në spitalet rajonale ku ne tashmë prej fillimit i kemi përfshirë në vlerësimin për të trajtuar rastet e të sëmurëve apo të pacientëve me Covid19, pasi të ezaurohen kapacitetet të cilat ne i kemi dedikuar sipas skenarëve tanë dhe sipas flukseve të pacientëve, sipas atyre projeksioneve të vlerësuar nga Instituti i Shëndetit Publik”, tha ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi punën e madhe të ekipeve mjekësore në spitalet COVID1 dhe COVID2. “Deri tani situata është përballuar me sukses, falë gjithë përpjekjes heroike të mjekëve dhe infermiereve në spitalet tona Covid1 dhe Covid2, po gjithashtu dhe gjithë investimeve që janë kryer gjatë gjithë kësaj periudhe për asistencën e mirëfilltë për pacientët me Covid19.

Vetëm në spitalin Infektiv, janë trajtuar rreth 800 pacientë deri më sot ku 400 prej tyre, pra 50 % prej tyre kanë patur nevojë për kujdes respirator, kush për një suport oksigjeni, kush është trajtuar nëpërmjet metodave të ventilimit, ja kanë dalë me sukses, falë punës heroike të mjekëve”, tha Manastirliu. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me spitalet, po vijon trajnimin e stafeve mjekësore që do të formojnë skuadrat rezervë për përballimin e COVID19 edhe me hapjen e strukturave të tjera spitalore, sipas skenarëve, për përballimin e situatës.

Next Post
Sherr me thika në mes të Tiranës/ Plagosen tre persona, tre të tjerë arrestohen nga policia

Sherr mes dy personave në Pogradec, plagosen në kokë e këmbë me mjete të forta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In