• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Mbulojmë 80 % të nevojës me financim publik për trajtimin e sëmundjeve kardiake

by Java News
19/04/2019 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë Instituti i Shëndetit publik ka prezantuar Raportin Kombëtar mbi Sëmundjet jo të Transmetueshme, të cilat përbëjnë 70% të barrës së sëmundshmërisë. Sipas të dhënave të këtij raporti, rezulton ulje e vdekshmërisë për sëmundjet kardiovaskulare dhe ato tumorale.

“Falë programeve të shëndetësisë elektronike, sot për herë të parë mund të flasim me shifra konkrete. Raporti I parë kombëtar I sëmundshmërisë kronike, sipas të cilit ka një ulje me 13% për sëmundjet ishemike të zemrës dhe 13% për infarktin e miokardit, tregon shifra që nuk kanë ardhur vetiu. Po janë tregues të politikave të drejta shëndetësore si programi I kontrollit mjekësor bazë për grupmoshën 35-70 vjeç, për të cilin është hedhur shumë baltë nga opozita, por që përgjigjen më të mirë e kanë dhënë qytetarët, duke e kryer në këto 4 vite, 1 milion qytetarë”, tha Manastirliu.

Duke renditur si një ndër faktorët e përmirësimit të treguesve të shëndetit, përmirësimin e trajtimit për sëmundjet kardiake, Manastirliu tha: “Sot ne mbulojmë 80 % të nevojës me financim publik për trajtimin e sëmundjeve kardiake, duke mbajtur një premtim për uljen e shpenzimeve nga xhepi për qytetarët”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal edhe tek zgjerimi I barnave me rimbursim, si një element I rëndësishëm I përmirësimit të trajtimit dhe zgjatjes së viteve të jetës së shëndetshme, me marrëveshjet e reja që do të realizohen këtë vit.

“Ne jemi të orientuar drejt parandalimit të sëmundjeve kronike, përmes trajtimit më efektiv të tyre.  Në 3 vitet e fundit kemi rritur me 30 milion dollar buxhetin për barnat e rimbursueshme dhe në këtë moment jemi në një fazë të rëndësishme të zgjerimit të përfituesve nga lista e barnave falas, me zgjerimin e marrëveshjeve me kompanitë multinacionale, për të trajtuar me barna falas më shumë pacientë, me sëmundje kronike apo akute”, tha Manastirliu.

Gjatë prezantimit të raportit kombëtar të sëmundshmërisë kronike, shefi I shërbimit të kardiologjisë në QSUT, prof. Artan Goda u shpreh se investimet e kryera vitet e fundit kanë sjellë ulje të vdekshmërisë nga infarkti I miokardit.

“Maja e diamantit e investimeve të kryera është ajo për urgjencën kardiake. Sepse nëse në 2013 ne kryenim 84 urgjenca në vit, sot kryejmë 1330 ndërhyrje jetëshpëtuese, me vendosjen e shërbimit të hemodinamikës 24/7, duke u kursyer qytetarëve 60 milion euro, nëse këto ndëryrje do bëheshin në privat”, tha prof. dr. Artan Goda.

Sipas Studimit Kombëtar mbi Sëmundjet jo të Transmetueshme të Institutit të Shëndetit Publik, vërehet një rënie e vdekshmërisë në vitin 2017 krahasuar me 2012, me 17% për sëmundjet cerebrovaskulare 17%, 13% për sëmundjet ishemike të zemrës dhe një rënie prej 11% nga infarkti i miokardit.

Edhe pse për këto grupsëmundjesh, sikundër për sëmundjet tumorale ka rritje të rasteve, raporti vëren se edhe vdekshmëria nga tumoret për periudhën 2012-2017 ka ardhur duke u zvogëluar: përkatësisht, për leucemitë e limfomat 33% dhe 19% për kancerin e mëlçisë.

g.kosovari

Next Post
Ndalohen nga policia 7 emigrantë në Kapshticë, kaluan kufirin ilegalisht

Ndalohen nga policia 7 emigrantë në Kapshticë, kaluan kufirin ilegalisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

Alarm për mashtrimet me SMS/ Sulme “phishing” në Shqipëri, qytetarët mashtrohen me mesazhe false

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In