• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu jep lajmin e mirë: Nisim ndërtimin e spitalit të ri

by Java News
20/06/2018 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra shëndetësore numër 4 në Njësinë 9 dhe dispanceria, klinika e specializuar për sëmundjet e mushkërive e qytetit të Tiranës do të rindërtohen brenda vitit, në kuadër të projektit të Qeverisë për rehabilitimin e 80 qendrave shëndetësore në 2018 dhe 300 qendrave në 4 vite.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë dëgjesës publike në turin e llogaridhënies në Njësinë 9 në Tiranë, ku Manastirliu është edhe deputete e zonës.

“Po transformojmë sistemin shëndetësor dhe jemi të fokusuar në infrastrukturën e kujdesit parësor si asnjëherë më parë. 80 qendra shëndetësore do të rikonstruktohen vetëm gjatë vitit 2018, që do të thotë çdo 5 ditë investohet në një qendër shëndetësore”, tha Manastirliu gjatë takimit me banorët e Njësisë 9.

Ministrja e Shëndetësisë tha se në Tiranë rindërtohen 14 qendra shëndetësore këtë vit, një prej të cilave është qendra shëndetësore që ndodhet në Njësinë 9 si dhe Dispanceria e cila po ashtu ndodhet në këtë Njësi Administrative.

Manastirliu u ndal edhe te investimi në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

“Dy projekte madhore nisin këtë vit në QSUT. Ndërtimi i spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme që do të zëvendësojë 6-katëshin ekzistues si dhe ndërtimi dhe pajisja e dy kateve të kirurgjisë së përgjithshme”, u shpreh Manastirliu.

Spitali i ri do të ndërtohet nga themelet brenda ambjenteve të QSUT, ku do të përqëndrohen të gjitha repartet e sëmundjeve të brendshme,   duke filluar nga kardiologjia, hemodinamika, nefrologjia etj. si dhe do të bëjë bashkë shërbimin e mjekësisë interne, alergologjisë, të cilat së bashku me shërbimet ekzistuese do të kompletojnë profilin e nje spitali të mirëfilltë të sëmundjeve interne.

Bashkë me ndërtimin e strukturës së re të Kirurgjisë së Përgjithshme, investimi prej 25 milion euro që do të rrisë ndjeshëm cilësinë e shërbimit në qendrën më të madhe spitalore në vend, duke vendosur një standard të ri, me dy spitale moderne në QSUT.

Gjatë llogaridhënies publike me banorët e Njësisë 9, ku u ngritën kryesisht problematika që lidhen me legalizimet dhe hipotekat, morën pjesë edhe deputetja e Tiranës Blerina Gjylameti, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, kreu i Aluiznit Artan Lame, etj. /b.d

Next Post
E thotë shkenca: Këto pije shkaktojnë kancer në gji

Sherri për Teatrin, çfarë humbët nga debatet e opozitës me Veliajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ “Trëndafil në kohë lufte!”- Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? ‘Gdhend’ në dorë emrin e një vajze, aktori bën lëmsh rrjetin…

FOTO/ “Trëndafil në kohë lufte!”- Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? ‘Gdhend’ në dorë emrin e një vajze, aktori bën lëmsh rrjetin…

January 22, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Opozita dorëzoi një fitore që e kishte arritur kundër SHBA-së

January 22, 2026
Mungesa e energjisë në shërbimin e reanimacionit/ QSUT “flet” pas 4 ditësh: Bashkë me OSHEE monitoruam avarinë

Mungesa e energjisë në shërbimin e reanimacionit/ QSUT “flet” pas 4 ditësh: Bashkë me OSHEE monitoruam avarinë

January 22, 2026
Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

January 22, 2026
Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

January 22, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Presidenti serb Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

January 22, 2026
Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Berisha votoi Ramën nga frika e Trump, po Salianji pse e trembi?!

January 22, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

January 22, 2026
Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

January 22, 2026
“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In