Ministrja e Shëndetëisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një postim në mediat sociale, Manastriliu shkruan se nuk ka rënë asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë.
Më tej ajo shton se tymi është vetëm në kokën e Bashës dhe e fton këtë të fundit që të zgjodhet nga gjumi.
“Nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë! Tymi i zjarrit imagjinar që po shihni dhe dëgjoni, del vetëm nga koka e kryetarit të PD. Dikush duhet t’i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi!“, shkruan Manastirliu.
Lulzim Basha u shpreh sot se në zyrën e Prokurorimeve në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, ka rënë zjarr. Basha tha se ky zjarr i dyshimtë, në zyrën e Prokurorimeve, ka si synim fshehjen e fakteve dhe të dhënave kompromentuese.
g.kosovari