• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Financim shërbimeve sociale në çdo Bashki

by Java News
25/03/2019 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitës në një qendër sociale që trajton gratë dhe fëmijët viktima të trafikimit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lajmëroi vendimin e fundit të Qeverisë që përcakton kriteret dhe mënyrën e financimit të shërbimeve të mbrojtjes sociale në territor

“Me buxhetin e shtetit do të financohet ngritja dhe zgjerimi i shërbimeve sociale për gratë, fëmijët në vështirësi, të moshuarit dhe të gjithë kategoritë në nevojë, nëpërmjet Fondit Social, një mekanizëm i ri financiar që garanton shërbimet sociale në çdo bashki”, tha ministrja.

“Fondi Social është mekanizmi finaciar që tashmë është miratuar nga Këshilli i Ministrave, për t’u vendosur në funksion të të gjithë bashkive, nëpërmjet planeve sociale që ato do të miratojnë, për të ndërtuar dhe ngritur shërbimet sociale në territor, për të gjithë grupet në nevojë”, tha Manastirliu.

Prej të paktën 15 vitesh, krijimi i Fondit Social ka qenë kërkesë e vazhdueshme për ofrimin e shërbime sociale në territor. Shërbimet komunitare të ngritura në vite nga bashkitë e vendit kanë qenë të fragmetarizuara dhe jo të shpërndara drejt gjeografikisht. Nga analiza e fundit e bërë, rezulton se në disa bashki nuk ofrohet ende asnjë shërbim social në territorin e tyre.

Vendimi i fundit i qeverisë parashikon metodologjinë e re të financimit të shërbimeve sociale në territor nga buxheti i shtetit, procedurat dhe kriteret se si do të përllogariten fondet e nevojshme që bëjnë realitet këto shërbime, kudo ku ka nevojë për to. Kriteri kryesor është nevoja reale për këto shërbime, aty ku sot mungojnë, ose janë të pakta.

“Metodologjia e financimit që Këshilli i Ministrave ka miratuar do të bëjë të mundur që çdo bashki të ngrejë shërbime sociale në territor për grupe në nevojë dhe të financojë jo vetëm këtë vit, por në mënyrë të vazhdueshme, duke filluar në vitin e parë me 90 % të financimit, vitin e dytë 60 % të financimit, vitin e tretë 30% të financimit, në mënyrë që të rritet angazhimi i strukturave vendore për financimin e këtyre shërbimeve”, tha Manastirliu.

Fondi Social është mekanizmi financiar, nëpërmjet të cilit sigurohet mbështetje financiare për njësitë e vetëqeverisjes vendore, me qëllim, përmirësimin e standardeve të ofrimit të shërbimeve ekzistuese të kujdesit shoqëror; planifikimin e krijimin e shërbimeve të reja të munguara, si dhe zhvillimin e politikave sociale në nivel qendror dhe vendor. Një mekanizëm i tillë mundëson financimin në të gjithë territorin, duke balancuar edhe shpërndarjen e tij sipas nevojave në nivel lokal. Ky model është në përputhje me frymën e ligjit shqiptar për shërbimet sociale, që përcakton se “shpërndarja e financimit duhet kryer bazuar në kriterin e nevojës më të madhe dhe prioriteteve të çdo njësie të qeverisjes vendore”.

g.kosovari

Next Post
Shpërthen Maradona: Më mirë shoh film horror se këtë Argjentinë

Shpërthen Maradona: Më mirë shoh film horror se këtë Argjentinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In