Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të 1 Qershorit organizoi disa aktivitete me fëmijët pa kujdes prindëror dhe fëmijët e shtruar në qendrat spitalore.
Ministrja Manastirliu festoi paraditen e sotme me të vegjlit e Shtëpisë së Fëmijës 0-6 vjeç “Hanna dhe Rozafa” dhe fëmijët e “Zyber Hallullit”, në një aktivitet të organizuar enkas për ta.
“Po punojmë çdo ditë për fuqizimin e familljeve me qëllim që këta fëmijë të rikthehen në familjet biologjike dhe në rastet kur kjo nuk është e mundur, për t’u ofruar kujdes alternativ, nëpërmjet identifikimit të familjeve kujdestare”, tha Ministrja Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ishte e pranishme dhe në festën e organizuar në Spitalin Pediatrik në QSUT, ku u uroi fëmijëve shërim të shpejtë.
Ministrja Manastirliu bëri apel që të gjithë së bashku të bëjmë më shumë për kujdesin social dhe shëndetësor të fëmijëve, që ata të rriten të lumtur dhe pa u munguar asgjë.
g.kosovari