• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Dyfishohet numri i grave që kryejnë mamografinë falas!

by Java News
16/04/2019 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 “Rritja e ndërgjegjësimit dhe zgjerimi i mundësisë  për të marrë shërbimin e mamografisë afër vendbabnimit, ka bërë që numri i grave që kryejnë mamografinë të dyfishohet vetëm në një vit”. Deklarata u bë nga Ministrja Manastirliu gjatë takimit të grave në politikë, organizuar nga YWCA, për krijimin e mekanizmave mbrojtës kundër diskriminimit në punë të grave që vuajnë nga kanceri i gjirit. Në këtë takim merrnin pjesë deputete të Kuvendit, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Luigi Soreca, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, znj. Leyla Moses-Ones si dhe gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit.

Duke u ndalur te parandalimi, si mënyra më e mirë për të ulur kostot shëndetësore por mbi të gjitha sociale të kësaj sëmundjeje të vështirë, Manastirliu tha: “Anketa e fundit demografike-shëndetësore e vitit 2018 tregon se 98% e grave kanë njohuri për masat parandaluese për kancerin e gjirit”.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se të dhënat janë optimiste, se beteja me kancerin e gjirit, nëse kapet në kohë, mund të fitohet.

“Kemi të dhëna optimiste sepse jo vetëm ka më shumë ndërgjegjësim për kryerjen në kohë të kontrolleve që mundësojnë diagnostikimin e hershëm, por edhe trajtimi është përmirësuar. Ishte një problematikë më shumë se 20-vjeçare, por sot kemi zgjidhur një herë e mirë mbulimin me herceptinë për të gjitha gratë që kanë nevojë për këtë terapi të kushtueshme kundër kancerit të gjirit”, tha Manastirliu.

Duke u ndalur tek raporti për diskriminimin e grave me sëmundjet e gjirit, Manastirliu tha se rritja e denoncimeve tregon edhe besimin e shtuar te institucionet.

“Kjo është një kauzë që na bën bashkë të gjithave, gra në vendimmarrje, për të ngritur zërin për ato gra që nuk kanë zë, për të përcjellë diskriminimin në vendin e punës apo çdo shkelje të të drejtave të tyre”, tha Manastirliu.

Në fund, Manastirliu bëri një apel për të gjitha gratë, për të bërë sa më parë kontrollin e gjirit, sepse beteja me kancerin e gjirit mund të fitohet!

/a.meta

Next Post
Lavazhet e pikat e grumbullimit problem, Bashkia e Tiranës: Lejet, të na kalojnë ne!

Lavazhet e pikat e grumbullimit problem, Bashkia e Tiranës: Lejet, të na kalojnë ne!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In