Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i është bashkuar nismës për mbjelljen e pemëve në Parkun e Liqenit në Tiranë.
Më moton “Mjedis i pastër, më shumë shëndet për të gjithë” ministrja Manastirliu, bashkë me student dhe mjekë kanë mbjellë disa pemë te kodrat e Liqenit në kryeqytet.
“Në Ditën Botërore të Shëndetit, bashkë me studentët e Mjekësisë dhe me mbështetjen e partnerëve tanë të OBSH dhe Shëndet për të Gjithë, kontribuam në shtimin e kurorës së gjelbër të kodrave të liqenit Tiranë”, shprehet ministrja.