• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Manaj inskenoi se do i jepte fund jetës”, gazetarja jep detajet: Nuk pranoi ndarjen nga Anila…

by A R
19/02/2025 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kolë Manaj nuk e ka pranuar ndarjen nga Anila Ndoka dhe i ka dërguar më herët video ku dhe ka inskenuar vetëvrasjen e tij.”

Sipas korrespondentes së Klan News, Emi Kalaja, ka qenë kjo video që ka shtyrë Anilën që të takohet me Kolë Manajn për të sqaruar mbi situatën e krijuar. Ata janë takuar brenda automjetit të pronësi të Anila Ndokës disa metra larg vendit ku ajo punonte si punonjëse sociale në një qendër komunitare të Bashkisë Shkodër.

“Ajo e ka thirrur për ta sqaruar, si duket dhe për ta ndërgjegjësuar dhe kthjelluar, por mesa duket 34-vjeçari ishte i bindur për aktin fatal dhe mund ta ketë mirëmenduar pasi mund të mos jetë një konflikt i çastit apo i marrë në momente nxehtësie”, raporton Kalaja.

Teksa kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ngjarja ku u plagos me plumb në kokë, 44-vjeçarja ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Brenda kësaj periudhe, është tentuar 2 herë që Ndoka të dërgohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por sapo ka nisur transportimi i saj autoambulancat janë kthyer pas pasi ka rezultuar që parametrat jetësorë të jenë në zbritje. Nga frika se mund ta humbasin, e kanë rikthyer në repartin e reanimacionit në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Sipas mjekëve, duhen pritur 72 orë, të cilat janë vendimtare për të parashikuar nëse Anila Ndoka do të mund t’i mbijetojë plagosjes së rëndë në kokë. Ajo u qëllua nga bashkëjetuesi i saj, Kolë Manaj, i cili kreu vetëvrasje pasi aktit të rëndë.

Në 5 vite bashkëjetesë me 34-vjeçarin Manajn, Anila Ndoka nuk ju ka shprehur njerëzve të afërt se ka pasur probleme në raport me partnerin e saj, por thuhet se konfliktet mes të dyve kanë nisur 2 javët e fundit.

Sjellim në vëmendje se Anila Noka është nënë e 3 fëmijëve, përkatësisht, 20, 18 dhe 9 vjeç nga martesa e mëparshme.

Next Post
Rama: Nëse SPAK dështon të jetë i pavarur, do ishte edhe dështimi ynë! O me demokracinë, o me kënetën…

"Veliaj u ndalua si në diktaturë", Rama: Një drejtësi e çalë mund të kthehet në kërcënim për demokracinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In