Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në portën e një banese në Mamurras.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të natës së djeshme, fatmirësisht pa shkaktuar viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihet identiteti i autorëve apo shkaqet e ngjarjes, ndërkohë policia ka nisur hetimet.
Deri në këto momente nuk është arritur identifikimi i autorëve dhe motiveve të krimit.









