• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mamografi për herë të parë në Gjirokastër, Manastirliu: 4.5 mln euro aparatura në spitalet rajonale

by Java News
22/05/2018 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjirokastër, 22 Maj – Shërbimi i mamografisë për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit për gratë po ofrohet për herë të parë në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu pa nga afër investimet në spitalin e Gjirokastrës, i cili është pajisur me aparatura të reja biomjekësore të teknologjisë së lartë.

“Me aparaturën moderne të mamografisë po ofrohet për herë të parë diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit për gratë, jo vetëm të Gjirokastrës por të gjithë zonës së jugut, të cilat më parë shkonin në Tiranës për ta marrë këtë shërbim”, tha Manastirliu.

Në spitalin e Gjirokastrës po investohet në aparatura të teknologjisë së lartë, duke filluar nga eko, inkubatorë, defeibilatorë, etj me vlerë rreth 200 mijë euro.

“Synimi ynë është të ofrojmë shërbimin me cilësi afër vendbanimit, ndaj ne po investojmë në spitalet rajonale 4.5 milion euro në aparatura moderne të teknologjisë së lartë nga veriu në jug të vendit”, tha Manastirliu.

Në spitalin e Gjirokastrës po vijon programi i patronazhit, ku mjekë të spitaleve universitare të Tiranës po kryjnë vizita mjekësore, egzaminime dhe ndërhyrje kirurgjikale që nuk kryheshin më parë në Gjirokastër.

Katër ndërhyrje të komplikuara u kryen sot nga stafi i mjekëve të spitalit “Mbretëresha Geraldinë në maternitetin e Gjirokastrës.

“Programi i patronazhit ka sjellë që nga Janari më shumë shërbime me cilësi afër vendbanimit për qytetarët. 5700 qytetarë kanë marrë shërbime në spitalet afër vendbanimit, për të cilat më parë detyroheshin të udhëtonin drejt Tiranës”, tha Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po aplikon gjithashtu programin e bonusit, ku mjekë të specializuar po punësohen përkundrejt bonusit që ka vënë në dispozicion qeveria, deri në 2.5 milion lekë mbi pagën, në spitalet ku ka mungesa të specialistëve.

Me këtë program, një mjek anestezist i është bashkuar ekipit mjekësor të spitalit rajonal të Gjirokastrës, një specialitet për të cilin ky spital kishte nevojë.

a.ç

Next Post
Vijojnë kërkimet për gjetjen e të riut që ra në Erzen, devijohet rrjedha e lumit

Vijojnë kërkimet për gjetjen e të riut që ra në Erzen, devijohet rrjedha e lumit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In