Një nënë e re ka ndarë më ndjekësit e saj në Facebook dhimbjen e madhe që po kalon, pasi djali i saj 5-vjeçar është infektuar me koronavirus.
Lauren Fulbrook, 30 vjeç, shkoi në Facebook për të treguar historinë e saj prekëse, sesi Alfie i vogël i lutej për ndihmë, ndërsa temperatura i kishte shkuar 42 gradë.
Sipas nënës, në një moment haluçinacioni, vogëlushi i ka thënë: “Mami, a do të vdes?”.
Kjo ka bërë që nëna të shpërthejë në lot dhe t’u japë një mesazh të gjithëve: “Koronavirusi nuk është shaka”.
Nëna e dy fëmijëve shkroi në “Facebook” në një postim që është ndarë më shumë se 51,000 herë:
“Koronavirus NUK është shaka. Ju lutemi mos e nënvlerësoni më duke vënë në rrezik jo vetëm jetën tuaj, por të gjithë të tjerët thjesht sepse dëshironi të shkoni në pijetore, ose në një restorant ose të mendoni se keni nevojë për 7 pako me 24 rrota letër tualeti, pasi me anëtarë të familjes pozitiv me Covid-19, i kam parë efektet që ka.
Më është dashur të shikoj djalin tim 5-vjeçar të kalojë nga një fëmijë super energjik, në një fëmijë që nuk lëvizte dot, nuk arrinte të hante, me zor pinte dhe urinonte. Temperatura e tij nuk shkonte nën 40 dhe në nivelin më të lartë ishte 42.3, gjë që i shkaktoi të vjella.
Unë e pashë atë duke halucinuar dhe duke qarë nga dhimbja e kokës, duke u dërguar në spital nga ambulanca për t’u futur në dhomë izolimi dhe t’i bëhej tampon për virusin, dhe të konfirmohej pozitiv.
Nivelet e tij të sheqerit në gjak ishin vetëm 3.7, shkalla e frymëmarrjes së tij ishte 18-20 dhe rrahjet e zemrës së tij ishin 180, djersa derdhej prej tij por ai dridhej, ai mezi merrte frymë dhe kishte fotofobi”(nuk duronte dot dritën)”.
Lauren i dha fund postimit të saj me një mesazh drejtuar atyre që po injorojnë këshillat për të qëndruar në shtëpi gjatë krizës globale.
“Ju lutem, thjesht qëndroni për pak kohë, çfarë pastaj nëse nuk mund të bësh të gjitha gjërat e zakonshme, sa më shpejt të gjithë bëjnë distancimin shoqëror, aq më shpejt do të marrë fund.
Nuk po e postoj këtë për vëmendje ose keqardhje, pasi mund ta kisha bërë që ditën që u sëmur, thjesht dua që njerëzit të qëndrojnë të sigurt. Ju lutem mendoni për shëndetin tuaj dhe të tjerët”.
Pasi postimi i saj u bë viral, Lauren tha:
“Unë thjesht doja që njerëzit ta merrnin atë seriozisht, të ndalojnë së menduari se kjo nuk është asgjë dhe nuk do të preken, ata vetë mund të mos ndikohen, por mund ta transferojnë virusin te të tjerët.
Nuk kam zgjidhje tjetër përveçse të mbledh fuqitë, unë kam një vajzë 18 muajshe, si dhe Alfie-n dhe të gjithë jemi të sëmurë tani, jo në atë masë sa ishte Alfie. Ishte me të vërtetë një nga përvojat më të këqija të jetës sime, kur dëgjova që djali im të pyeste nëse ai do të vdiste dhe kur pashë panikun e vërtetë dhe trishtimin në sytë e tij, më theu zemrën”.