• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mamdani dhe kolegët e tij 30-vjeçarë të opozitës shqiptare

by Mero Baze
06/11/2025 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Zohran Mamdani kishte përballë dy kandidatë, një republikan të mbështetur nga presidenti Trump dhe një ish-demokrat të sponsorizuar po nga Trump. Dhe i mundi të dy.

Kur të gjithë mendonin se fuqia e presidentit Trump ishte një uragan që nuk ndalej nga askush, një vit pasi ai kishte poshtëruar kundërshtarët e vet me një rezultat plebishitar dhe një politikë që po ndryshonte SHBA-në, një 34-vjeçar emigrant me origjinë nga Uganda e sfidoi atë në Nju Jork.

Ajo që dua të theksoj është se ai mundi jo vetëm kundërshtarët e tij politikë republikanë, por edhe ata brenda partisë së vet, me fuqinë e fjalës dhe bindjeve.
Nuk jam i sigurt se si do të ecë suksesi politik i Mamdanit në krye të Nju Jorkut, dhe nëse ai do të arrijë të përballojë hendekun mes pritshmërive dhe mundësive reale për t’i realizuar ato. Por gjëja më e sigurt që Mamdani provoi është se në politikë nuk ka të fortë të përjetshëm, dhe se shpesh ata që duken të paprekshëm bien nga një brez që guxon.

Mendoni tani për 30-vjeçarët tanë në opozitë, që kanë përballë Edi Ramën, një udhëheqës i plotfuqishëm dhe i pamundur për t’u rrëzuar nga pikëpamja elektorale. Të gjithë e dimë arsyen pse ai nuk mundet: ajo nuk buron thjesht nga fuqia e tij personale apo nga miti i grumbullimit të pushtetit, por nga fakti se opozita nuk di të fitojë betejën me veten.

Zohran Mamdani, para se të mundte partinë e Donald Trumpit, mundi Andrew Cuomo-n, ish-guvernatorin demokrat të Nju Jorkut, i cili edhe pse u mposht brenda partisë, doli sërish kandidat, i sponsorizuar nga pushteti përballë tij.
Me fitoren e tij, Mamdani më shumë se sa mundi kundërshtarët, mundi partinë e vet dhe korrupsionin politik të dy partive të mëdha që mbajnë njëra-tjetrën në pushtet përmes figurave të vjetra.

Nëse e zhvendosim këtë skenë në opozitën shqiptare, shohim se 30-vjeçarët e saj bëjnë betejë për të ruajtur Berishën nga Partia, dhe jo për të ruajtur Partinë nga Berisha.
Gjithë brezi i 30-vjeçarëve në PD, djem të mirë dhe të shkolluar edhe në Perëndim, janë aty për të mos prekur pushtetin e Berishës, jo për ta sfiduar atë.

Rasti i Mamdanit tregon se rruga për të fituar ndaj kundërshtarit kalon përmes fitores mbi strukturën e kalbur që ke brenda vetes. I munduri i madh nga Mamdani nuk është Trumpi, por Cuomo, simboli i pushtetit të vjetër në partinë e tij, që ishte gati të bënte pazar me Trumpin për të penguar një të ri drejt pushtetit.

E njëjta histori është edhe në Partinë Demokratike të Shqipërisë. 30-vjeçarët e saj nuk mund të mundin Edi Ramën pa mundur Saliun.
Po ta mundin atë, gara për të mundur Ramën thjeshtohet.
Nëse vlen për diçka shembulli i Mamdanit në Shqipëri, vlen pikërisht sepse ai mundi Cuomo-n para se të mundte Trumpin. Pastaj i mundi të dy — në të njëjtën ditë.

Next Post
Largimi i Nancy Pelosit/ Deklarata e fortë e Trump: Ajo ishte e keqe dhe e korruptuar

Largimi i Nancy Pelosit/ Deklarata e fortë e Trump: Ajo ishte e keqe dhe e korruptuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

Arrestohet Jimmy Lai, si dështoi Trump të lironte armikun numër një të Pekinit

February 9, 2026
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria kërkon 45 vite burg për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Jakup Krasniqin

February 9, 2026
Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

Tragjasi si tragjedi për ujin që i duhet Jugut

February 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

Socialistët mblidhen në Kryesi, të pranishëm Rama dhe Balluku

February 9, 2026
Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

February 9, 2026
Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

Me mesazhe të forta politike përmes ritmeve latine, Bad Bunny shkruan histori në Super Bowl LX

February 9, 2026
“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

“11.6 mln pasagjerë në 2025-ën”, Aeroporti i Tiranës me 15 destinacione dhe 7 linja ajrore plus

February 9, 2026
Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

February 9, 2026
“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

“Hidhuni nga ballkoni se ngjalleni”, flasin nxënësit e shkollës ku mësuesi predikonte fenë e Jehovait

February 9, 2026
Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Aksident në byppasin e Vlorës, plagosen dy persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In