Jamarbër Malltezi, dhëndri i deputetit Sali Berisha dhe njëkohësisht shefi i Departamentit të Mjedisit në PD-së i ka shkruar në Facebook kryebashkiakut Veliaj për gjobën që Bashkia ka përpiluar për protestën e opozitës.
Malltezi shfaqet i acaruar dhe ka komentuar me mllef. “Mashtrues, duhet të detajosh se ku janë 58 pemët e thyera dhe kush i vërteton sasitë dhe cilësitë e zërave”, shkruan Malltezi.
Bashkia i ka vënë një gjobë PD-së prej 163 milionë lekësh të vjetra për dëmet që protesta e opozitës shkaktoi ditën e martë. PD-ja ka 7 ditë kohë që të paguajë gjobën në fjalë.









