• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mallkimi i të qëndruarit në radhë/ Të zgjohesh që në 4 të mëngjesit për kartat e identitetit

by Java News
15/01/2019 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë fillimviti, fluksi i qytetarëve që aplikojnë për karta dhe pasaporta është rritur, pasi deri në fund të 2019 skadojnë rreth 1.4 milionë karta

Problemet e para kanë filluar të shfaqen në njësitë 1 dhe 2 në Tiranë, ku shërbimi nuk ofrohet që prej dy muajsh. Kioska ku bëheshin aplikimet ishte jashtë kushteve normale. Qytetarët u drejtuan tek njësitë 5, 3 dhe 4. Fluksi është aq i lartë sa shkon deri në mbi 200 kërkesa për aplikime në ditë. Qytetarët dalin që në 4 të mëngjesit për të mbajtur radhë, pasi, sipas tyre, edhe nëse rrinë gjithë ditën, nuk arrijnë të mbarojnë punë.

Në orën 5-6 të mëngjesit numri i qytetareve që prisnin në radhë kish vajtur në 18:00.

Sipas kontratës koncensionare që Ministria e Brendshme ka me kompaninë Aleat, është pushteti vendor ai që duhet të sigurojë ambientet dhe paguajë qiranë. Aleati ofron vetëm shërbimin.

Gazetarët e Fiksit për dy ditë ndoqën nga afër problematikën duke intervistuar qytetarë të cilët ishin të revoltuar pasi të sëmurë, të moshuar apo edhe të rinj që kishin lënë punët e mësimin, prisnin për orë të tëra në radhë duke mos qenë të sigurt nëse në fund të ditës do të mbaronin punë. Ata ankohen që sistemi prishet, sidomos kur ka ende qytetarë që presin dhe orari ka përfunduar.

Por, për këtë, punonjësit kanë marrë urdhër të mos largohen pa mbaruar edhe qytetari i fundit që është në radhë.

Gazetarët, për të vërtetuar pretendimet e qytetarëve, dolën që në orën 05:00 të mëngjesit dhe në njësitë 5, 3 dhe 4 kishte qytetarë në radhë. Emri i parë në listat e improvizuara nga qytetarët ishte shënuar që në orën 04:00. Shumë prej tyre shënonin emrin dhe largoheshin për t’u rikthyer, ndërsa të tjerët prisnin në të ftohtë hapjen e sportelit në orën 8.30.

Në orën 6 të mëngjesit numri i personave në radhë në njësinë 5 kishte arritur 17, ndërsa në njësinë 3 dhe 4 kishte arritur në 13.

Fiksi intervistoi edhe administratoren e njësisë 1 zonjën Trëndelina Jaku, ku aplikojnë edhe banorët e njësisë 1, por edhe ata të njësisë 2. Sipas saj, zyra ka qenë në shërbim të Aleat deri në vitin 2016. Më pas, janë transferuar në zyrat ku janë tani me kërkesë të vet Aleat-it. Ky i fundit nuk pranon të vijë të japë shërbim në ambientin e siguruar prej njësisë, me pretendimin se nuk i plotëson kushtet.

“Megjithatë, ne jemi të gatshëm t’ia vendosim në dispozicion që nesër”, përfundon administratorja Jaku.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj tha për “Fiks Fare” se po punohet me Bashkinë e Tiranës për zgjidhjen sa më shpejt të kësaj situate. Ai shtoi se kanë dijeni që qytetarët dalin që në orët e para të mëngjesit. Për këtë arsye, punonjësit kanë urdhër të qëndrojnë jashtë orarit dhe gjatë fundjavës në shërbim të qytetarëve.

Sipas tij, në njësinë 1 shërbimi është ofruar deri para dy muajsh, por për shkak të shirave që ranë u bë e papranueshme të punohej në kushtet e kioskës, si për punonjësit, ashtu edhe për qytetarët. “Bashkë me Bashkinë e Tiranës ne jemi duke punuar për të hapur brenda muajit ambiente të reja, pasi fluksi pritet të jetë në rritje, për këtë arsye u kërkojmë ndjesë qytetarëve”, theksoi Doracaj.

a.cupaj

Next Post
Lleshaj: Dorëzohet Klement Balili, partnerët ndihmuan për ta bindur

Avokati i Balilit: Ja pse nuk u vetëdorëzua më parë, kishte disa kushte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In