• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Mallkimi i lajmit, që zgjat tri ditë

by Ilva Tare
29/04/2016 11:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo që shqiptarët besojnë se është një bestytni e shoqërisë sonë të influencuar nga dramat ballkanike, rrezikon të kthehet në një mallkim me pasoja serioze. E kam fjalën për aksiomën e përsëritur ditë pas ditë në kafenetë e shqiptarëve, se çudia zgjat tri ditë. Këtë fat e kanë lajmet e mira dhe të këqija, tragjeditë dhe komeditë që për fatin e keq konsumohen në sy të opinionit publik në skena reale dhe virtuale, në institucione të duhura dhe të gabuara. Produkti përfundimtar komentohet në harkun maksimal të tri ditëve dhe më pas i vjen radha ngjarjes së radhës.

Kështu ndodh në mënyrë ciklike me pothuajse të gjitha lajmet që konsiderohen si tronditëse në 72 orët e shprehjes së interest apo habisë për përmasat e ngjarjes. Ky ishte rasti i fenomenit të bullizmit, pas daljes së videos që poshtërohej një 20 vjecar. Këtë fat pati historia e kërcënimit të rektorit kur ishte kandidat, pavarësisht se po raportohet ende në media  për të, por kryesisht për faktin se ai nuk po identifikon emrin e autorit që i kanosi jetën.

Shumë histori të tjera që kanë elementë shokues si për nga varfëria ekstreme, apo denoncime për korrupsion masiv, përfundojnë në stomakun e shqiptarëve si ushqim i përditshëm pa vitaminat e të cilit nuk do të mund të mbyllej cikli i ditës. Shumica zgjedhin të vetëkurohen duke mos lejuar helmet e jashtme të depërtojnë në sistemin e tyre nervor të tjerë ndihmohen nga fluksi i ndodhive për t’i zëvendësuar me lajmin e fundit, që ndodh të jetë dhe më i rëndë për t’u kapëdirë.

Kësisoj, shoqëria shqiptare po rrezikon të paralizohet dhe të kthehet në një trup i pandjeshëm ndaj së keqes, të pamoralshmes, të dëmshmes, të dënueshmes. Përgjegjësia nuk është vetëm e individëve, edhe kur ata kanë formimin dhe mundësinë për të qenë llogari kërkues për fenomenet që ndodhin përpara syve të tyre dhe nuk është e largët dita që mund t’u hyjnë edhe në shtëpi. Shoqëritë tentojnë të rrëmbehen nga vecoritë e turmës që sa më shumë është e shtypur dhe e paditur merret përpara nga ata që kanë marrë përsipër ta menaxhojnë me rregulla, ligje dhe institucione garantuese të një bashkëjetese të formalizuar.

Kur institucionet janë të dobta, të korruptuara, të shitura dhe të blera nga një pakicë drejtuese që e mban vendin peng të interesave të saj për më shumë se dy dekada, lajmi humbet fuqinë e të qenurit i tillë dhe kthehet në një thashethem pikant për debatin e radhës në televizion ose kafene. Të dyja këto të fundit janë institucione që kanë filluar ta konkurrojnë frikshëm njëra-tjetrën për shkak të deformimit të qëllimeve profesionale të medias dhe rritjes cilësore në investime gjithashtu luksoze të kafeneve, por me klientelë të painformuar ose të motivuar nga axhenda dhe interesa të caktuara.

Pas dy javësh nga video-ja e të rinjve që poshtëruan shokun e tyre dhe e publikuan aktin e tyre të dënueshëm, nuk u ndërmorr asnjë masë që publiku të jetë vënë në dijeni për të hartuar ndonjë ligj apo mekanizëm shtesë që do të ndëshkojë në të ardhmen jo me ndjekje në gjendje të lirë autorët, sic përfundoi rasti i sipërcituar. Tri ditë pas përfundimit të cudisë, duhet të vihen në punë institucionet dhe strukturat e tyre për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla në të ardhmen. Por qe të reagojnë, duhet të kemi institucione si fillim. Dhe që të ngrihen institucionet duhet të ushtrojnë presion të gjithë, duke filluar nga viktimat, te përgjegjësit e krimeve dhe sidomos ata që kanë më shumë në dorë të ndikojnë tek llogaridhënia dhe funksionimi i një shteti ligjor.

Next Post

(FOTO) Në kërkim të pjesëve të trupit të Leninit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In