Momente paniku kanë përjetuar 70 besimtarë në një Kishë në Itali, kur 6 persona të armatosur dhe të maskuar hyn me dhunë në ambientet e shenjta dhe nën kërcënim grabitën të gjithë të pranishmit.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në kishën “Evangelica di Orta” në Kazerta mbrëmjen e së dielës, ndërsa po zhvillohej një ceremoni fetare.
“Falë Zotit jemi mirë të gjithë. Patëm vetëm frikë dhe trishtim për këta njerëz që ofendojnë Zotin në shtëpinë e tij. Ishim të merakosur për më të vegjlit, por Zoti i mbrojti”, tregon një prej dëshmitarëve.
Mediat lokale japin më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, ku shkruhet ku dy prej grabitësve iu drejtuan pistoletat besimtarëve, ndërsa 4 të tjerë iu zbrazën xhepat, për t’u largua më pas me shpejtësi me një makinë.
Autoritetet shkuan në vendngjarje dhe kanë nisur një hetim për të vënë personat përgjegjës përpara drejtësisë.
/a.r