Mori peng 18-vjeçarin dhe e lidhi me litar në pyllin e fshatit Kalenjë, me qëllim grabitjen e celularit. Këto kanë qenë veprimet që një 41-vjeçar nga Mallakastra me inicialet I.L, ka kryer ndaj një adoleshenti.
Sipas policisë së Mallakastrës, 41-vjeçari e ka lidhur me litar në pyll 18-vjecarin E.Sh, dhe pasi i ka marrë aparatin celular iphone4, është larguar.
Pasi adoleshenti ka bërë denoncimin në polici, uniformat blu kanë shpallur në kërkim 41-vjeçarin i cili akuzohet për “heqje e paligjshme e lirisë” dhe “vjedhje”.
BW/d.i.