Një 35-vjeçare nga Maliqi, me detyrë përgjegjëse e Zyrës Postare Pirg është proceduar në gjendje të lirë, pasi ka përfituar lekë duke mashtruar pensionistët. Blutë e Korçës bëjnë me dije se bëhet fjalë A.S, për të cilën dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke përvetësuar një sasi të konsiderueshme lekësh, nga tarifat e shërbimit të pensioneve së pensionistëve.
Për këtë ngjarje, dosja hetimore i ka kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
ma.me










