Policia e Korçës njofton për një ngjarje të rëndë të ndodhur në zonën e Maliqit. Një foshnjë 4 muajsh në Kreshpanj është djegur aksidentalisht në sobën e druve. Foshnja është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 08.01.2018, në fshatin Kreshpanj-Maliq, në banesë, aksidentalisht nga kontakti me sobën e zjarrit, ka pësuar djegie në kokë shtetasi i mitur K.Z, 4 muajsh. Pas ndihmës së marrë në Spitalin Rajonal të Korçës, i mituri u transportua për mjekim më të specializuar në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”.
ma.me